Ban Ki-Mun: Kosova, sukses i diplomacise se OKB
Nju Jork - Ne konferencen e tij te fundit per shtyp kete vit, Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, foli dje per vatrat e krizes dhe rolin e organizates boterore, ndersa permendi edhe Kosoven duke e quajtur nje sukses te diplomacise se heshtur angazhimin organizates atje. "Ne kemi menaxhuar situaten potencialisht shperthyese ne Kosove, permes nje diplomacie te heshtur", tha diplomati Ban para gazetareve te akredituar ne Kombet e Bashkuara. Ai reflektoi edhe per rikonfigurimin e pranise nderkombetare ne Kosove, ndersa per te kenaqur te gjitha palet permendi serish rezolutat ende ne fuqi. "EULEX-i tashme eshte vendosur pa ndonje incident dhe une kam besim se ne mund te vazhdojme me tej ne rikonfigurimin e Misionit te KB ne Kosove (UNMIK-ut) permes nje bashkepunimi te plote me te gjitha palet dhe ne perputhje me rezolutat relevante te Keshillit te Sigurimit", tha sekretari i pergjithshem. Duke folur per situaten ne bote, Ban terhoqi verejtjen se edhe viti qe vjen nuk do te jete me i lehte, per te nenvizuar se bota perballej edhe me tutje me kriza te shumefishta.