E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, kopsht per femijet rome

Bashkia e Tiranes, ne bashkepunim me biznesin privat dhe punonjesit sociale, ka mundesuar krijimin e nje kopshti te posacem per femijet rom, te moshes parashkollore ne Allias, ne Njesine bashkiake numer 4. Ky kopsht do te filloje funksionimin gjate ketij fund-viti dhe ne ambientet e tij do te akomodohen rreth 25 femije rom. Ceremonia e inaugurimit eshte menduar ne formen e nje feste, gjate se ciles do te shperndahen dhurata te ndryshme, materiale shkollore, por edhe lodra qe do te gezojne te vegjlit me rastin e ardhjes se Vitit te Ri. Nderkohe, brenda qendres sociale ku eshte vendosur ky kopsht, bashkia e Tiranes do te krijoje per here te pare "Kursin kunder analfabetizmit". Ky kurs do te jete i hapur dhe pa kufizim moshe per frekuentuesit e komunitetit rom. Kursi do te filloje funksionimin e tij ne fillim te muajit janar dhe vullnetare te forumeve te ndryshme te kryeqytetit do te jene trajnuesit qe do te marrin persiper te zbusin sadopak dukurine e rende te analfabetizmit, per kete komunitet, dukuri qe eshte rritur dukshem pas vitit 1991, ku shume femije rom ose nuk regjistrohen fare ne shkolla, ose i braktisin shkollat fillore pas vitit te pare e ku nje pjese fare e vogel e femijeve rom mbarojne shkollen nente vjecare. Mundesimi i ketij kursi per te gjithe ata qe kane nevoje te mesojne gjuhen shqipe, eshte gjithashtu nje shembull shume i mire i bashkepunimit mes shume aktoreve, sikurse jane qeveria vendore, komuniteti dhe biznesi privat, bashkepunim pa te cilin keta femije nuk do te mund te mblidheshin, te mesonin e luanin se bashku. Hapja e kesaj klase per femijet rome, ka si qellim qe femijet te cilet do ta frekuentojne, te mesojne shqip sipas programeve parashkollore, e te mund te vazhdojne me tej shkollen, duke mos e braktisur ate qe ne hapat e pare. Gjithashtu ne kete klase ata do te marrin pjese ne aktivitetet psiko-sociale, qe anetaret e stafit do te organizojne ne menyre te vazhdueshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›