E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR: Nuk ka te dhena per perkeqesim te situates

Ne nje konference per media, te fundit per kete vit, zyrtare te KFOR-it thane dje se misioni i tyre mbetet i njejte, ruajtja e paqes dhe qetesise ne Kosove nen mandatin e Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit. Zedhenesi i forcave paqeruajtese, Adriano Graziani, tha se trupat e KFOR-it do te ndihmojne policet nderkombetare te misionit EULEKS nese nga ata kerkohet ndihme. Mirepo sipas tij, tani per tani kjo ndihme nuk duket te jete e nevojshme, sepse misioni evropian eshte pranuar nga te gjithe qytetaret e Kosoves. Ai beson se policia nderkombetare ne punen e saj nuk do ta hase ne ndonje telash. Forcat paqeruajtese te KFOR-it jane te angazhuara ne krijimin e Forces se Sigurise se Kosoves, ne trajnimin e oficereve te rinj. Disa faza te trajnimeve tashme kane perfunduar, ndersa KFOR-i eshte ne pritje te autoriteteve kosovare qe te zgjedhin strukturat udheheqese te Forces se Sigurise se Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›