E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Eagle Mobile", arrin ne 200 mije numri i abonenteve

Eagle Mobile ka shenuar suksesin e radhes duke regjistruar abonentin e 200 000-te te kompanise me te re te telefonise celulare ne Shqiperi. Ai eshte Altin Shehaj nga qyteti i Vlores . Ky sukses vjen ne nje kohe rekord, kur Eagle Mobile ka vetem 9 muaj ne tregun shqiptar te telekomunikacioneve fale punes se kompanise dhe interesit ne rritje te qytetareve shqiptare. "Ne falenderojme Popullin Shqiptar per interesin, besimin dhe perzgjedhjen qe na kane bere" tha drejtori i pergjithshem i Eagle Mobile, Ali Taskin. "Po punojme dhe do te vazhdojme te punojme cdo dite per t'i bere abonentet tane te ndihen te vecante, duke iu servirur sherbime te reja dhe cilesore. Edhe lidhur me cmimet qe Eagle tashme ofron per paketen standarde me parapagese, Riniring dhe Proring, kompania me e re e telefonise celulare eshte shume perpara konkurrenteve te tjere ne tregun e telefonise. Abonenti me fat 21 vjecar, ka fituar tashme si dhurate nje Eagle USB Modem si dhe 12 muaj internet falas per ta perdorur ate ne vitin e ri 2009. Shehaj e falenderoi kompanine me te re te telefonise celulare per kujdesin e treguar me kete rast. Eagle Mobile mbeshtet si sponsor dhe organizon ne daten 21 Dhjetor, ora 18 nje koncert madheshtor ne Sheshin "Skenderbej" me kengetaret me te njohur shqiptare me rastin e festave te fundvitit dhe arritjes se abonentit te 200 mijte. Artiste si Aurela Gace, Jonida Maliqi, Greta Koci, West Side Family, Bleona Qerreti dhe Artiola Toska, do t'u japin mundesine mijera shqiptareve te defrejne e argetohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›