E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun: “Plani im, më i pranueshmi për palët”



Plani për rikonstrukturimin e UNMIK-ut nuk i ka kënaqur të gjitha palët megjithatë ky ishte opsioni “më pak i dënueshëm”, i çili do të ofrojë mënyrën për të eçur përpara. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun pas takimit të djeshëm me kryeministrin britanik Gordon Braun. Ban Ki Mun ka dhënë sqarime lidhur me letrën, e çila përmbante planin për rikonfigurimin e misionit paqeruajtës të UNMIK-ut, që iu dorëzua presidentit kosovar Fatmir Sejdiu dhe atij serb Boris Tadiç. “Jam i vetëdijshëm se kjo paketë mund të mos i kënaqë të gjitha palët”, - tha në Londër Ban Ki Mun. “Megjithatë, është bindja ime më e sinqertë se pas diskutimit të kësaj çështjeje me palët e përfshira, do të tregohet se ajo që kam propozuar do të jetë më pak e dënueshme për të gjithë, dhe mund të na ofrojë mënyrën për të eçur përpara”,-tha kreu i OKB-së. “Qëllimi im është që të ndjek një modalitet, i çili është i pranueshëm për palët dhe do të mbështetet nga të gjithë faktorët kyçë ndërkombëtarë. Sinqerisht besoj se kjo paketë e arrin këtë qëllim”, - tha Ban Ki Mun. Në raportin e tij është kërkuar që Bashkimi Europian t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë gradualisht, në fushat e Poliçisë Ndërkombëtare, Drejtësisë dhe Doganave në gjithë territorin e Kosovës. Në letrën që i ka dërguar presidentit serb Tadiç, Ban Ki Mun shprehet se Beogradi do të jetë faktor në proçesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut. “Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të vazhdojë të mbetet në fuqi derisa KS-ja të vendosë ndryshe", - shkruan Ban Ki Mun në letrën dërguar presidentit serb. Lidhur me planin e OKB-së për misionin paqeruajtës, zyra e presidentit të Kosovës ka deklaruar se Presidenti Sejdiu ka marrë në dijeni njohjen e realiteteve të reja nga sekretari i Përgjithshëm Ban Ki Mun dhe Instituçionet e Kosovës do të dalin me një përgjigje të peshuar mirë pas një analize të gjithanshme të përmbajtjes së saj. Plani i OKB-së për rikonfigurimin e UNMIK-ut është kundërshtuar nga kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtuniça çili e ka konsideruar propozimin që i është paraqitur Beogradit në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. Në një deklaratë me shkrim për media, Koshtuniça ka rikujtuar se “Kuvendi i Serbisë e ka miratuar më 26 dhjetor të vitit të kaluar Rezolutën ku është vendosur se dërgimi i misionit të BE-së, EULEX për zbatimin e Planit të hedhur poshtë të Ahtiasarit, do të paraqiste aktin e rrezikimit të sovranitetit, të tërësisë tokësore dhe të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë”. Koshtuniça thekson se qëllimi EULEX-it është zbatimi i Planit të Ahtisarit mbi pavarësinë e Kosovës dhe ky mision është në kundërshtim me Rezolutën 1244 sipas së çilës, objektivi i prezençës ndërkombëtare nuk mund të jetë kurrsesi realizimi i pavarësisë së Kosovës. Mediat serbe kanë bërë të ditur se propozimi i OKB-së përmban gjashtë dispozita që kanë të bëjnë me poliçinë, gjyqësinë, doganat, transportin e infrastrukturën, kufijtë dhe thesarin serb. Propozohet që Shërbimi Poliçor i Kosovës në mjediset me shumiçë serbe mund të jetë nën kompetençat e poliçisë ndërkombëtare të OKB-së.

Sierra Leone njeh pavarësinë e Kosovës

Republika e Sierra Leones e ka njohur Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Republikës së Sierra Leones, përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, se “Qeveria e Sierra Leones e mirëpret Republikën e Kosovës në bashkësinë e kombeve”. Ministria e Jashtme e Sierra Leones ndër të tjera thotë se Republika e Kosovës do të jetë një shtet demokratik dhe multietnik, i çili do të sigurojë mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve dhe trashëgimisë kulturore. Sierra Leone është vendi i 43-të që njohu Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Maqedoni, më 15 qershor do të rivotohet në 181 qendra votimi

Më 15 qershor në Maqedoni do të rivotohet përfundimisht në 181 qendra votimi nga gjithsej 193 qendra votimi që ishin anuluar nga KSHZ-ja për shkak të parregullsive dhe inçidenteve në ditën e zgjedhjeve të 1 qershorit. Gjykata Supreme ka pranuar ankesat e PDSH-së dhe nuk do të ketë rivotime në 11 qendra votimi, ndërsa është pranuar si pozitive një ankesë e BDI-së, me të çilën nuk do të ketë rivotime në një qendër në komunën e Tearçës. Nga këto rivotime PDSH-ja e kryesuar nga Menduh Thaçi pret që të marrë rreth 13.000 vota. Edhe BDI shpreson të fitojë për të forçuar rezultatin e 1 qershorit. Nga ana tjetër kryeministri maqedonas Gruevski pret që të thellojë fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme të dy javëve me parë. Por frika qëndron në situatën që do të shoqërojë rivotimet e së dielës. Shefi i diplomaçisë sllovene Dimitrij Rupel vendi i të çilit kryeson Bashkimin Europian ka vizituar dje Shkupin dhe qëllimi i kësaj vizite ishte përçjellja e mesazhit të BE-së që zgjedhjet e 15 qershorit të zhvillohen të lira dhe të shmanget dhuna zgjedhore.

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›