E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Parlamenti miraton shpërbërjen e TMK-së, krijohet FSK



Deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë miratuar ligjin për shpërbërjen e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe formimin e Forçës së Sigurisë. Me këtë miratim është përgatitur kështu infrastruktura ligjore para 15 qershorit kur hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës. Autoritetet në Prishtinë thanë se ligji i miratuar u përshtatet standardeve të NATO-s. Ndërkaq priten edhe largime nga radhet e TMK-së pasi Força e Sigurisë nuk do të ketë të njëjtën numër pjesëtarësh në të. Sipas zv.kryeministrit Manaj, projektligji përmban rregullat dhe detyrimet për pjesëtarët e Forçës së Sigurisë. “Do të ketë një transformim të TMK-së në FSK, gjithë ata pjesëtarë të TMK-së që do të plotësojnë kriteret e përçaktuara, tashmë mbi bazën e ligjeve, do të mund të integrohen dhe vazhdojnë punën në FSK”, - ka sqaruar Manaj.

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›