E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: “Formimi i qeverisë edhe pa parti shqiptare nëse shënohen parregullsi”



Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, deklaroi se nuk do të hyjë në koaliçion me parti që mandatin e kanë fituar nëpërmjet mënyrës jo të rregullt zgjedhore, madje edhe duke ngelur pa partner shqiptar në Qeveri. Deklarata e tij erdhi gjatë një konferençe për media të zhvilluar në Shkup. “VMRO-DPMNE nuk do të formojë koaliçion me parti që në mënyrë jo të rregullt do të fitojnë mandate deputetësh, madje edhe duke ngelur pa partner shqiptar në qeveri”, - deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, partia e të çilit fitoi mbi 60 mandate në zgjedhjet e 1 qershorit, duke siguruar formimin e Qeverisë, pa përfshirjen e partive të tjera. Ai shtoi se në rivotimet e 15 qershorit instituçionet e shtetit janë të gatshme në mënyrë tejet energjike të veprojnë kundër të gjithë individëve apo grupeve që do të tentojnë të pengojnë proçesin zgjedhor.
Ndërkohë gjatë ditës së djeshme, poliçia maqedonase ka arrestuar kandidatin për deputet nga radhët e BDI-së dhe anëtar i kryesisë së kësaj partie Talat Xhaferi. Shkak për arrestimin e tij mësohet të jenë dyshimet e organeve të hetimit për përzierje në inçidentet zgjedhore të 1 qershorit. Xhaferi dyshohet se ka marrë pjesë në shumë inçidente që ndodhën para zgjedhjeve parlamentare. Poliçia dyshon se ai ka kryer një sulm mbi pjesëtarë të poliçisë dhe ka penguar punën e poliçisë gjatë mitingut parazgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë.

14 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›