Ban Ki Mun: Vëmëndje për të drejtat e njeriut
Kreu i OKB-së, Ban Ki Mun është tejet i shqetësuar për të drejtat e njeriut në Libi.
Në një raport të publikuar së fundi, ai tha se ish-rebelët në Libi, janë duke mbajtur të burgosur mbi 7 000 njerëz, ndërsa shumica prej të cilëve janë afrikanë nga sub-Sahara.
Sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara, tha se ka raporte shqetësuese për kryerjen e krimeve të luftës nga të dyja palët-rebelët dhe ish-forcat qeveritare në Sirte.