E Diel, 1 Nëntor 2026

Beikam rikthehet në futbollin italianë?

Deivid Beikam me anë të një deklarate për mediat njoftoi se ka një ofertë për t`u rikthyer në futbollin Italian, por theksoi se nuk ka vendosur ende nëse do të rinovojë kontratën me Los Anxhelos Galaksinë.

36-vjeçari ka luajtur për disa muaj gjatë dy sezoneve të fundit në radhët e Milanit, por ish-kapiteni i kombëtares angleze nuk konfirmoi nëse janë kampionët e Italisë në fuqi ata që interesohen për shërbimet e tij.

Ndërkohë që në mediat amerikane qarkullonin thashetheme për tërheqjen e familjes Beikam në Francë pas interesimit të Tottenhamit, Beckham tha: Kam patur oferta nga disa vende të ndryshme, përfshi Serinë A. Kam kaluar një periudhë shumë të këndshme në Itali dhe e adhuroj atë vend, duke nisur nga futbolli i tij. Është një prej mundësive që më tërheqin më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›