Ban Ki Mun emeron Larry Rossin
Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, ka emeruar amerikanin Larry Rossin si zevendesshef te UNMIK-ut. Rossin zevendeson ne kete post gjeneralin amerikan Stiven Shuk, i cili u largua nga detyra me 19 dhjetor, pasi autoritetet e OKB-se vendosen te nderprisnin kontraten e tij para afatit. 55-vjecari Rossin e mori detyren e tij te re zyrtarisht dy dite me pare. Nga viti 2004 deri ne 2006, ai ka qene ndihmes i sekretarit te Pergjithshem te OKB-se per Haitin dhe per Misionin e Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Para se te punonte per OKB-ne, Rossin ka punuar ne sherbimin diplomatik amerikan. Mes te tjerash, ai ka qene ambasador ne Kroaci, ka sherbyer ne Keshillin e Sigurimit Kombetar si dhe ka qene zevendesndihmessekretar i Shtetit per ceshtjet evropiane dhe euroaziatike.