Bien nga 10 metra lartesi pastruesit e xhamave
TIRANE - Nje gabim i bere vetem ne nje moment, si dhe mungesa e kushteve te duhura te sigurise ne pune, dyshohet se ishte shkaku i nje aksidenti qe gati iu mori jeten dje paradite dy te rinjve qe punonin si pastrues xhamash. Sipas burimeve zyrtare te policise, mesohet se diten e djeshme, rreth ores 10.30, dy punetore te firmes pastruese "Silvio" rane nga kati i katert i nje ndertese, ne te cilen pastronin xhamat e jashtem. Leonard Harizi dhe Eduart Dajci kane qene duke pastruar xhamat e nderteses se Bankes Kombetare Tregtare, ne rrugen e "Elbasanit", prane katedrales "Gjon Pali". Ata jane transportuar menjehere ne Spitalin Ushtarak per te marre ndihmen mjekesore, nderkohe qe policia ka nisur hetimet per te zbuluar shkaqet qe kane cuar dy punetoret drejt aksidentit. Pasi jane transportuar ne spital, mjeket kane konstatuar se ne gjendje me te renduar nga renia nga kati i katert ka qene punetori Harizi, i cili ka pasur plage me te renda dhe hemorragji te brendshme ne koke, te cilat kane shkaktuar dhe problemet shendetesore. Nderkohe qe Dajci ka pesuar fraktura disi me te lehta dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se renia e tyre ka ardhur si pasoje e nje gabimi te bere nga pakujdesia ne shtypjen e pultit te komandimit te makines qe i ngjiste ne lartesi dhe qe eshte kthyer gati per se prapthi, duke i hedhur nga lartesia dy te rinjte qe dyshohet ne te njejten kohe, se kane qene duke punuar pa kushtet e duhura te sigurise. Gjithashtu, nga burime te sigurta mesohet se jane marre ne pyetje edhe pergjegjes te firmes per te cilen ata punonin, ne lidhje me kushtet e punes. Kjo nuk eshte hera e pare qe punetore te ndryshem bien nga lartesite ose humbin jeten gjate punes.