E Shtunë, 31 Tetor 2026

E lene ne kembe!

BERAT - Nje makine tip "Wolksvagen Polo", e vjedhur ne Itali, te cilin 60-vjecari Novruz Hoxha e bleu ne Tirane dhe e kishte ne perdorim, ka bere qe ndaj ketij te fundit te nise nje procedim penal. Mesohet se ne baze te nje shkrese te ardhur nga
Departamenti i Hetimeve prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, blute e Beratit u vune ne dijeni se 60-vjecari Hoxha posedonte nje automjet tip "Woksvagen Polo", me targa BG 04 6 MW, te vjedhur ne shtetin italian. Burime policore thane se pas kryerjes se veprimeve procedurale, rezultoi se Hoxha e ka blere kete makine ne Tirane nga Renato Vesaj, kundrejt shumes prej 3500 eurosh. Ky automjet eshte bllokuar nga Policia e Krimit Ekonomik, nderkohe qe pronari i saj eshte shprehur i habitur per kete histori. Sipas tij, ai e ka blere "Polo"-n, konform te gjitha rregullave. Gjithsesi, hetimet per te zbardhur ngjarjen po vazhdojne, nderkohe qe materialet ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Beratit. D. Xhelili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›