Granata e peshkut, arrestohet polici dhe 2 te tjere
KURBIN- Pas me shume se 20 oresh kerkime dhe shoqerimit te 50 personave ne polici, blute e Kurbinit munden te zbardhnin autoresine e venies se granates ne dyqanin e mishit. Autor i saj eshte pikerisht polici bashkiak i Lacit, Paulin Kalthi, njeri prej te plagosurve, i cili aktualisht ndodhet ne Spitalin Ushtarak, nderkohe qe dy bashkepunetore te tij ishin Gjergj Sokolaj, i shtruar po ne Spitalin Ushtarak dhe Kristo Gazhani. Pas marrjes se disa te dhenave operative, pergjimit te bisedave telefonike dhe deshmive te mbledhura, blute e Kurbinit munden te prangosin 37-vjecarin Kristo Gazhani, i cili menjehere pas ngjarjes mundi te largohej ne drejtim te paditur, bashke me nje pistolete me dy gryke qe kishte me vete. Nderkohe, mesohet se motiv i hedhjes se granates nuk ishte konkurrenca, por motivet e dobeta, per te cilat polici bashkiak, Kalthi, deshironte asgjesimin e ciftit Ilir dhe Erjeta Lena, pronare te dyqanit te peshkut, te cilet aktualisht ndodhen ne Spitalin Ushtarak, jashte rrezikut per jeten. Akuza e ngritur ndaj dy bashkepunetoreve dhe Paulin Kalthit eshte ajo e "vrasjes se mbetur ne tentative me paramendim, ne bashkepunim" dhe "armembajtjes pa leje". Aktualisht Paulin Kalthi dhe Gjergj Sokolaj ndodhen ne Spitalin Ushtarak, ku krahas marrjes se mjekimit, ruhen nga forcat speciale te policise. Policia beri me dije se Kristo Gazhani tashme eshte transferuar ne dhomat e paraburgimit ne burgun e Shenkollit ne Lezhe, pasi pranoi bashkepunimin per ngjarjen.
Ar. Bu