E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin serish "Qytetar nderi" ne Serbi

Presidenti rus Vladimir Putin eshte shpallur "Qytetar nderi" ne nje qytet te vogel ne jug te Serbise. Deputetet e asamblese lokale ne Vladicin Han votuan qe Putin te nderohej per mbeshtetjen qe i ka dhene Serbise, duke kundershtuar pavaresine e Kosoves. Qyteti shtrihet brenda lugines se Presheves, nje rajon me popullsi shqiptare, por banoret e Vladicin Han jane kryesisht serbe. Ishte Predrag Iskrenovic, nje prej deputeteve te asamblese i cili ndermori kete iniciative per te nderuar shefin e Kremlinit, tha se ky gjest eshte nje shprehje e respektit per vellezerit ortodoks rus. Ai eshte anetar i Partise Socialiste te Serbise, qe dikur drejtohej nga ish-presidenti jugosllav Sllobodan Milloshevic. "Te vetmit miq te vertet te Serbise sot jane ruset dhe presidenti Putin", - tha Iskrenovic, i cili i quajti SHBA-te dhe Bashkimin Evropian armiq te Serbise. Por ky veprim per te nderuar Putin si "Qytetar nderi" ne Vladicin Han, eshte kritikuar nga liberaldemokratet serbe te drejtuar nga Cedomir Jovanovic dhe Partia Demokratike e presidentit serb Boris Tadic. Ata e kane cilesuar si nje gjest te pamatur dhe jo te ligjshem. Rusia eshte i vetmi shtet, i cili mbeshtet hapur Serbine ne perpjekjet e saj per te mos lejuar pavaresine e Kosoves. Dhe ka qene pikerisht mbeshtetja e Moskes ndaj Beogradit lidhur me ceshtjen e Kosoves, e cila ka bere qe presidenti rus te shpallet "Qytetar nderi" ne disa qytete te tjera te Serbise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›