E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolle pas "dushit te ftohte"

TIRANE - Vetem pak dite pas "dushit te ftohte" qe i beri punes se Policise Rrugore kryeministri Sali Berisha, ne analizen vjetore te policise, per faktin se aksidentet rrugore jane kthyer shume problematike, dje erdhi dhe reagimi i pare nga kreu i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci dhe zevendesministri i Brendshem, Gent Strazimiri. Ne nje inspektim te bere ne aksin rrugor Fushe-Kruje - Milot, se bashku me numrin 2 te Ministrise se Brendshme, Strazimi, eshte inspektuar zona problematike, si dhe jane verejtur masat e marra nga Policia Rrugore. Sipas inspektimit te zones, u be e ditur se burim aksidentesh jane bere mosrespektimi i normave te lejuara te shpejtesise, perdorimi i alkoolit, mosvendosja e rripave te sigurimit etj. Aksi Fushe-Kruje - Milot eshte nder me problematiket ne vend per numrin e shumte te aksidenteve rrugore, ku shume qytetare kane humbur jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›