E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia tërheq ambasadorin nga Çekia

Autori i Lajmit: red.
Serbia tërhoqi ambasadorin e saj nga Republika e Çekisë në shenjë proteste ndaj njohjes që Praga i bëri Pavarësisë së Kosovës. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme në Beograd thuhet se qeveria serbe gjithashtu i ka paraqitur notë formale proteste qeverisë së Çekisë.
Më herët, Ministria e Jashtme Çeke shprehu keqardhje rreth paralajmërimit të Serbisë.
“Na është dashur të llogarisim edhe këtë mundësi, pasi Serbia ka vepruar njëjtë me vendet që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës”, - tha zëdhënësja e ministrisë, Zuzana Opletalova. Çekia e njohu Kosovën të mërkurën.
Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›