E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca do të ndihmojë demokratizimin e Kosovës

Autori i Lajmit: red.

Franca do të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të ndërtimit të një shoqërie demokratike dhe multietnike, siç e parashikon edhe Kushtetuta e Kosovës. Kështu deklaroi dje në Prishtinë drejtori i përgjegjës për Ballkanin në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Eduard Baslei në një takim me presidentin Fatmir Sejdiu. Diplomati francez përgëzoi presidentin Sejdiu për hapat e ndërmarrë në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në një ambient plotësisht paqësor. Në fokus të bisedës ishte konceptimi se çka duhet të bëhet më tej në zhvillimin e proceseve të ekonomisë dhe qëndrueshmërisë funksionale të institucioneve të Kosovës. “U bisedua edhe për periudhën e tranzicionit, për proceset e përfundimit të mandatit të UNMIK-ut dhe tranzicionin normal të EULEX-it në Kosovë”, - thuhet në njoftim. Presidenti Sejdiu tha pas takimit se Franca dhe institucionet e Kosovës do të angazhohen për lobim të përbashkët për njohjen e pavarësisë edhe nga vendet e tjera dhe nxitjen paralele për integrimet euroatlantike.

Ky lajm është publikuar: 24/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›