E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun viziton Srebrenicën

Në kuadër të turneut të tij ballkanik, Ban Ki Mun sot viziton Srebrenicën, duke u bërë kështu sekretari i parë i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, që viziton vendin e masakrës në Bosnjë Hercegovinë.
 

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë afro 8 mijë burra e djem myslimanë, pasi e morën kontrollin në Srenbrenicë më 11 korrik të vitit 1995.
Mbrojtja e qytetit nga forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara ishte joefektive derisa forcat serbe hynë në qytet.
 

Ban Ki-Mun do të vizitoj Qendrën Memoriale në Potoçari afër Srebrenciës, ku janë varrosur më se 6500 kufoma të viktimave të masakrës së Srebrenicës, që ishte vrasja më mizore në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.
 

Sot në mëngjes, zyrtari i lartë i OKB-së vizitoi Stadiumin Olimpik në Sarajevë, ku në vitin 1984 janë mbajtur Lojërat Olimpike Dimërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›