Presidenca serbe:Nikoliç s`do takohet me presidenten e Kosovës

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç nuk do të takohet me presidenten e Kosovës Jahjaga Atifete përderisa nuk është arritur një konsensus politik në Kosovë.
Kështu është shprehur presidenca serbe në një deklaratë për shtyp duke mohuar publikimet e disa mediave kosovare se "Nikoliç do të takohet me Jahjagën, në shtator në Nju Jork, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Presidenca serbe thekson se nuk ka asnjë mundësi që takimi të zhvillohet. "Është e vërtetë se presidenti do të jetë në Nju Jork në shtator, në OKB, por takimi nuk do të ndodhë sepse Presidenti kërkon të arrijë një konsensus mbi çështjen e Kosovës në Serbi para çfarëdo bisedimesh," ka theksuar presidenca.
Ndërkohë bashkëpunëtorët e Nikoliç theksojnë se presidenti do të fillojë bisedimet me të gjitha partive parlamentare dhe faktorët kryesorë në Serbi, menjëherë pasi të formohet qeveria e re.
"Nikoliç do të iniciojë formimin e një grupi pune me të gjithë faktorët e rëndësishëm politikë në vend ku përveç presidentit apo përfaqësues të grupeve të deputetëve të parlamenti serb do të marrin pjesë edhe përfaqësues të serbëve nga Kosova" theksojnë mediat serbe.
Ata thanë se qëllimi i presidentit ishte për të arritur një marrëveshje që më vonë do të miratohet nga parlamenti dhe që do të jetë detyrues për të gjithë përfaqësuesit serbë të marrin pjesë në çfarëdo lloj bisedimesh lidhur me provincën jugore serbe.
"Vetëm atëherë mund të konsiderohet nëse takimi mund të zhvillohet dhe se çfarë do të diskutohet. Nikoliç nuk po kërkon ti shmanget përgjegjësive, por ai nuk do që të shkojë në bisedime i papërgatitur pasi ai s`mund të luajë me fatin e serbëve të Kosovës ", ka thënë kabineti i presidentit serb.
Nikoliç gjithashtu këmbëngul se OKB të marrë pjesë në bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës.