E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-moon nisi sot turneun në Ballkan

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, nisi sot turneun e tij në rajonin e Ballkanit.

Ban u takua me kryeministrin slloven, Janez Jansa, ndërsa pritet të zhvillojë bisedime edhe me presidentin Danillo Turk për t’iu drejtuar, më pas, parlamentit të vendit.

Sllovenia është i vetmi vend i dalë nga luftërat ballkanike që është anëtar i Bashkimit Evropian.

Në ditët e ardhshme, Ban pritet të vizitojë shtetet e ish-Jugosllavisë si Kroacinë, Malin e Zi, Bosnjën, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Ban Ki-moon Kosovën do ta vizitojë më 24 korrik.

Ban Ki-moon, ka theksuar se vizita e tij ka të bëjë me faktin se në Kosovë ekziston misioni i OKB-së dhe se përgjegjësi dhe detyrë e tij është që të takohet me njerëzit e tij në Kosovë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›