E Diel, 1 Nëntor 2026

Stambolli shpallet zyrtarisht qyteti i kulturës evropiane për vitin 2010

Stamboll, 17 janar NOA - Stambolli u shpall
zyrtarisht dje në mbrëmje, kryeqendër e kulturës evropiane për vitin 2010, në
një ceremoni solemne, ku morën pjesë disa mijëra personalitete të rëndësishme
turke dhe vendet e huaja.

Në ceremoninë e hapjes, e cila u realizua nën
patronazhin e presidentit turk, Abdullah Gjyl dhe kryeministrit Rexhep Taip
Erdogan, morën pjesë disa mijëra të ftuar nga vendet e huaja.

Deri vonë në mbrëmje janë mbajtur koncerte dhe
programe të larmishme që kanë vazhduar deri në mëngjesin e ditës së sotme edhe
pse moti ishte i ftohtë dhe me shi. Banorët dhe mysafirët në qytet kanë
paraqitur interes të madh për këtë ngjarje kulturore, duke festuar në programin
madhështor me fishekzjarrë në bregun e Bosforit.

Gjatë fazës së konkurrimit për tu zgjedhur
Kryeqyteti Evropian i Kulturës, si emërtim për dosjen që mbronte tezën se
Stambolli e meriton këtë titull, ishte përdorur slogani Stambolli: Qyteti i
Katër Elementeve. Në historinë e tij mijëra vjeçare, Stambolli ka qenë
kryeqyteti i tre perandorive të mëdha, pika e takimit të tre feve hyjnore dhe
shumë qytetërimeve, por më e rëndësishmja, qyteti ku përgjatë epokave ka gjetur
jetë kultura e bashkëjetesës. Në projekt, katër elementet që simbolizojnë të
fshehtat e jetës, u paraqitën duke u ndërthurur me veçoritë e këtij qyteti.

Le të integrohet Stambolli me botën duke
njohur realitetin e tij. Le të jetë emri i Stambollit po aq i domosdoshëm sa
dheu, ajri, uji dhe zjarri duke hedhur firma në projekte të reja kulturore që
do ta bartin atë përtej epokave- u shprehën pjesëmarrësit në këtë manifestim të
rëndësishëm kulturor.

Stambolli bëhet Kryeqyteti Evropian i Kulturës
për vitin 2010, krahas qytetit Essen të Gjermanisë dhe atij Peç të Hungarisë.

Në këtë mënyrë Stambolli, i cili ekziston tetë
shekuj e gjysmë, e arsyetoi rolin e kryeqendrës së kulturës evropiane për këtë
vit.

m.s/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›