E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban dënon sulmin në Nigeri

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 17:30

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar një deklaratë, ku ka dënuar sulmin pranë kompleksit të OKB-së në kryeqytetin nigerian Abuja, duke e quajtur një "krim të neveritshëm”.

Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki-Moon, tha se 26 organizata humanitare dhe agjenci të zhvillimit të OKB-së ishin të vendosura në kompleks.

Qindra punonjës ndodheshin në punë, në kohën kur ka ndodhur sulmi.

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përderisa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ban siguroi se sulmi nuk do të pengojë OKB-në "për të vazhduar punët e rëndësishme dhe jetike për popullin e Nigerisë dhe për vendet e tjera të botës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›