E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kundërshton sanksionet kundër Sirisë

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 18:30

Rusia ka paraqitur në OKB një projektrezolutë të saj për Sirinë, me të cilën nuk parashikohen sanksione kundër këtij vendi. Nga presidenti Baschar al Assad kërkohet që të kryejë reforma në vend. Po ashtu kërkohet ndërprerja e menjëhershme e dhunës.

Moska zyrtare nuk propozon kurrfarë sanksionesh, të cilat i kanë kërkuar SHBA dhe vendet evropiane.

Ambasadori rus në OKB, Vitali Churkin, ka paralajmëruar përdorimin e vetos ndaj një rezolute, e cila do të parashikonte embargo armatimesh kundër Damaskut apo ngrirjen e pasurive të Assadit dhe mbështetësve kryesorë të regjimit.

Moska dhe Pekini kanë refuzuar çdo mundësi të përzierjes në Siri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›