E Shtunë, 31 Tetor 2026

Danezët, më të lumturit në botë

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 18:00

Greqia e Italia janë në një krizë të thellë financiare, por pavarësisht këtij fakti, duket se banorët e tyre janë të lumtur. Të paktën kështu bën me dije një studim i Foundation for Future Studies, për vendet më të lumtura në Evropë.

Çuditërisht, në këtë renditje, Greqia dhe Italia ndodhen respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë, me 80 për qind dhe 79 për qind të popullsisë që janë të lumtur.

Vendin e parë të këtij studimi, që ka përfshirë 13 vende evropiane, ku janë pyetur 15 mijë persona, e mban Danimarka, me 97 për qind të popullsisë së lumtur.

Në tre vendet e fundit ndodhen Polonia, Gjermania dhe Rusia.

Është e e çuditshme në fakt, që edhe pse është vendi më i fuqishëm ekonomikisht në Evropë, gjermanët nuk janë një popull i lumtur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›