E Shtunë, 31 Tetor 2026

KS pritet të votoj për sanksione kundër Iranit

Kryesuesi aktual i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Klod Heller, ambasador i Meksikës, theksoi se pritet që Këshilli do të votoj së shpejti, ndoshta edhe brenda 10 ditësh, lidhur me propozim rezolutën kundër Iranit, lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Ai më tutje tha se ekspertët nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, kanë bërë përparim në detajet e rezolutës së ardhshme, përfshirë edhe listën e individëve iranianë dhe firmave, që do të ballafaqohen me ngrirje të pasurisë dhe në raste të individëve, edhe me ndalesë ndërkombëtare të udhëtimit.

Me rezolutë, nëse miratohet, do të imponohet vala e katërt e sanksioneve kundër Iranit, për shkak se ky vend ka dështuar ta ndalë punën në procesin bërthamor.
Për këtë propozim tekst është arritur marrëveshja, muajin e kaluar, ndërmjet SHBA-së, Britanisë, Francës, Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›