E Hënë, 2 Nëntor 2026

Banda “Kanun” merr 125 vite burg nga Gjykata e Faktit

14/12/2004  

DURRES - Gjykata e Faktit Durrës ka lënë në fuqi kërkesën e

prokurorëve të procesit “Kanun”, duke vendosur të

dënojë me nga 25 vite heqje lirie pjesëtarët e kësaj

organizate. Trupit gjykues, i kryesuar nga gjyqtari

Ndue Gjura, i ka mjaftuar më pak se 24 orë kohë për të

përpiluar dhe shpallur vendimin dhe duke i dhënë fund procesit, që ka zgjatur për 18 muaj. Seanca u zhvilla në masa të forta sigurie, ku blutë e Durrësit zbrazën të tre katet e gjykatës dhe më pas kontrolluan imtësisht të gjithë të pranishmit në gjyq.

Vendimi i trupit gjykues

Gjyqtari Ndue Gjura ka lexuar për mëse 1 orë vendimin e përpiluar në 27 faqe, duke shpallur fajtor të ndaluarit Arjan Kapo, Arben Plaku, Rudin Çalliku, Leonard Kolgjini dhe të dënuarin në mungesë, Agim Kolgjinin. Trupi gjykues ka pranuar të marrë si provë materiale letërporosinë e sjellë nga prokuroria e Gjenovës, Itali, dëshmitë e tetë prostitutave shqiptare, moldave, ruse e çeke, ku dëshmitë e motrave Vuthi kanë qenë enkas për pesë të akuzuarit e këtij procesi. Në të njëjtën kohë, gjykata, për shpalljen fajtor të tyre, është mbështetur edhe në 182 CD të përkthyera në gjuhën shqipe, të cilat janë regjistruar në Itali gjatë përgjimit të telefonatave të të implikuarve në një rrjet të madh trafikimi femrash, prostitucioni e bande të armatosur si dhe raportet e shërbimit të policisë italiane. Për gjyqësorin, pesë të akuzuarit e dënuar dje, aktiviteti kriminal i tyre është zhvilluar në Piza, Bolonja, Kazerta, Lavanja, Trevizo dhe Milano dhe se në këtë rrjet janë të implikuar edhe 104 persona të tjerë, ku thuhet se 100 prej tyre janë shtetas shqiptar. Fillimisht, procedimi penal me nr.22-182/00 ka filluar në Gjenova. Ndërsa të gjykuarit në Durrës janë arrestuar më 19 korrik 2002, vetëm dy ditë pasi Prokurorinë e Përgjithshme shqiptare e vizitoi kreu i Antimafias italiane, Vinja.

Trupi gjykues shpalli fajtorë Kapon, Plakun, Çallëkun

dhe vëllezërit Kolgjini, për veprën penale të rrëmbimit

të personit, krijim bande të armatosur, shfrytëzim

prostitucioni e falsifikim dokumentesh, ndërkohë që ka

rrëzuar akuzën e favorizimit për kalim të paligjshëm

të kufirit dhe pas bashkimit të neneve, parashikuar në

nenin 55 KP, i dënoi me 125 vite burg të gjithë së

bashku.

Mbrojtja: Vendimi i

diktuar nga italianët

Avokatëve u është dukur i padrejtë dënimi i dhënë nga

Gjykata e Faktit. Trupi gjykues, sipas avokatit Neshat

Fana, është vendosur para një alternative, ose të

pranojë të dënojë të gjithë të akuzarit, në mënyrë të

barabartë, ose të shpallë të gjithë së bashku të

pafajshëm. Nga ana tjetër, ai thekson se trupi gjykues nuk ka mundur të vërtetojë asnjë nga akuzat. Mbrotja dhe

të akuzuarit kishin kërkuar pafajësi dhe drejtësi,

ndërkohë që Fana ka deklaruar se trupi gjykues e

kishte të përgatitur vendimin para se avokatët të

bënin mbrojtjen. “Nuk ka asnjë mundësi që një material

me 27 faqe, që përbën edhe vendimin përfundimtar të

gjykatës, të përgatitet në më pak se 24 orë, ndërkohë

që vet organit të akuzës për të dhënë pretencës i

është dashur një muaj e gjysmë”, tha Fana. Një ndër

justifikimet, që ka sjellë pala mbrojtëse, është edhe

fakti se procesi ka qenë shumë i ndërlikuar dhe se nuk

ka ndodhur e as nuk mund të ndodhë që vendimi për të

tilla akuza, të dalë vetëm një ditë pas shprehjes së

mbrojtjes. Sipas tij, trupi gjykues as që është marrë

me materialin e paraqitur nga mbrojtja dhe se ka shumë

të mundur që ajo ka qenë e diktuar nga drejtësia

italiane për të dënuar me burg pesë të gjykuarit në

Durrës. Avokati ka thënë gjithashtu se “Drejtësia e

Gjenovës e cila ka akuzuar afro 100 shqiptarë të

përfshirë në këtë rrjet, ka pritur vendimin e Durrësit

dhe kjo do t’i shërbejë drejtësisë italiane për të

dënuar pa hezitim shqiptarët”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›