Shkelje të rënda në ujësjellës
14/12/2004
KORÇË – Shkelje të rënda financiare janë konstatuar gjatë një kontrolli të Ndërmarrjes së Ujësjellësit, për fshatin në rrethin e Korçës. Për pasojë, këshilli mbikëqyrës i Ndërmarrjes së Ujësjellësit ka vendosur pesë masa të rënda ndëshkimore, midis të cilave largimin nga puna të tre nëpunëseve dhe masa administrative për dy të tjerë. Këshilli mbikëqyrës vendosi largimin nga puna të kryetares së degës ekonomike Zhuljeta Hasko dhe dy llogaritareve të degës së shitjes, Persefoni Proko e Natasha Zhegu. Por nuk kanë shpëtuar nga masat e rënda administrative edhe drejtori e një nëpunës tjetër.
Vendimi i këshillit mbikëqyrës të kësaj ndërmarrjeje, i drejtuar nga Diana Jahja, nuk është mirëpritur nga nëpunësit e ndëshkuar. Çdo njëri prej tyre në mënyrë të veçantë, por edhe të grupuar po i kundërshtojnë këto “masa tëpër të rënda“.
Këto masa erdhën pas problemeve që ngrinte një letër dërguar nga nëpunësit e kësaj ndërmarrjeje me akuza për drejtorin e ndërmarrjes, Gjergji Janollari te ministri i Rregullimit të Territorit e Turizmit, Bashkim Fino. Një grup pune i kësaj ministrie verifikoi gjithë problemet që ngriheshin në letër dhe kontrolluan menaxhimin e të ardhurave që sigurohen nga shitja e ujit të pijshëm.
Grupi i auditimit zbuloi se në degën e shitjes së kësaj ndërmarrjeje nuk ekzistonin faturat e shitjes së ujit te banorët e fshatrave për vitin 2003 dhe të gjysmës së parë të vitit 2004. Kopjet e këtyre faturave nuk i dispononte as dega ekonomike. Mungesa e faturave dhe e kopjeve të tyre sipas grupit të kontrollit të Ministrisë, përbën një shkelje të rëndë financiare, sepse krijon dyshimin se mund të jenë bërë edhe abuzime financiare.
Sipas grupit të punës, mësohet se kjo ndërmarrje është me një bilanc financiar tepër negativ. Në mars të këtij viti ajo kishte 44 milionë lekë (të reja) defiçit.