Raketat “STRELA 2M”, adresë për në Irak dhe në Afganistan
15/12/2004 TIRANË -Destinacioni i raketave tokë-ajër, që u kapën tri ditë më parë në afërsi të Tiranës, kanë qenë armët kundërajrore të hedhura në krahët e forcave terroriste në Afganistan dhe Irak. Hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pohuan dje për gazetën “Metropol” se predhat e raketave tokë-ajër “STRELA 2M”, që u sekuestruan në Prezë pranë Tiranës, do të përfundonin në grykat e armëve që qëllojnë mbi forcat e koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit, që është vendosur në Irak dhe në Afganistan. Dhe provat për këtë destinacion (Iraku dhe Afganistani) nuk mjaftojnë. Prokuroria tha se Maqedonia ishte një version operativ i hedhur në shtyp nga policia, më shumë nga situata e tensionuar në Maqedoni, sesa nga provat që ndodhen në dosje.
Deklarata
Ministria e Jashtme e Maqedonisë rrëzoi dje versionin se raketat do të shkonin në qytezën e trazuar të Kondovës, në Veri të kryeqytetit të fqinjit e afërt lindor të vendit tonë. Si për t’i dhënë më shumë forcë deklaratës së tij, zëdhënësi i policisë maqedonase deklaroi dje, në qytezën në veri të Shkupit, e cila banohet nga popullsi shqiptare, se destinacioni i raketave nuk ka qenë Maqedonia. Goran Pavllovski, zëdhënës i policisë maqedonase, tha se raketat kishin destinacion tjetër. Ai u shpreh se policia maqedonase në rrugë zyrtare ka biseduar me autoritetet e policisë shqiptare dhe, këta të fundit siguruan se nga hetimet nuk rezultonte që raketat të kishin si destinacion Maqedoninë.
Një provë tjetër
Një provë ndërkombëtare ka mbërritur dje në dosjen e trafikut të raketave. Misionet ndërkombëtare që asistojnë në Shqipëri, ua kanë bërë të ditur autoriteteve tona, se mjetet luftarake “STRELA 2M”, ishin armët më të kërkuara nga terroristët. Ata japin çmime marramendëse për blerjen e tyre, pasi këto armë vetëm emrin kanë të rënda, por trafikimi i tyre është i lehtë. Ato mund të trafikohen në një çantë të thjeshtë dore, ndërsa në pak sekonda, një avion i mirëfilltë udhëtarësh mund të “përqafohet” me flakën vdekjeprurëse të tyre. Sipas misioneve ndërkombëtare në Tiranë, Rusia dhe 31 vende të tjera të globit, i kanë shpallur raketat e kapura në afërsi të Tiranës (STRELA 2M) si armë mjaft të rrezikshme dhe si kanosja më e madhe e aeroplanëve civilë. Në një marrëvedhje ndërkombëtare, 40 vende të botës janë zotuar se do të marrin masa, që këto armë të mos bien në duart e terroristëve. Raportet e shërbimeve të zbulimit, britanike dhe amerikane, kanë përfshirë në raportet e tyre etjen e terroristëve për armë të tilla.
Dosja
Autoritetet e drejtësisë shqiptare kanë patur dijeni për linjën e trafikut të armëve Shqipëri-Mal i Zi prej një viti. 10 muaj përgjim, nuk kanë qenë të mjaftueshme për t’i vënë prangat në duart e shtetasve Sokol Mujaj, Ilmi Isufi, Armir Troshani dhe Mentor Cani. Banuesit e qytetit të Shkodrës, i kanë shpëtuar arrestimit vetëm për shkakun se Prokuroria kërkonte kushtet e flagrancës, pasi “pazaret” e bëra në telefon për armët, nuk mendohej se ishin një provë bindëse për Gjykatën, për t’i burgosur trafikantët e armëve të rënda. Ata janë pyetur dje nga hetuesit dhe kanë pohuar se nuk kanë bashkëpunëtorë të tjerë dhe se ishte hera e parë që trafikonin armë.
Përgjimet
Një vit më parë, dosja e trafikut të armëve të rënda ndodhej e sapohapur në polici dhe në Prokurorinë e Tiranës. Ajo përmbante një përgjim telefonik malazez, të përkthyer jo mirë në shqip dhe vetëm kaq. Aty trafikantët kishin folur lirshëm, pa patur dijeni për përgjimin e dyfishtë që bëhej nga policia shqiptare dhe ajo malazeze. Të gjitha këto prova e treguan vlerën e tyre vetëm dy javë më parë, kur policia dhe prokuroria me anë të përgjimit mësuan se armët shumë shpejt mund të kalonin në Shqipëri, madje u përmendën edhe emra rrugësh dhe personash. Ky ishte momenti, kur drejtuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që e kishin tërhequr dosjen prej muajsh nga Prokuroria e Tiranës, në bazë të ligjit Antimafia, vendosën të gjenin një mënyrë për të stimuluar
blerjen e të paktën njërës prej raketave, gjatë kalimit të tyre nëpër vendin tonë.
Tirana i tregon
sekretet Shkupit
Në komunikimin zyrtar mes policive të Shkupit dhe Tiranës, maqedonasit kanë qenë të pabindur kur u është thënë se vendi i tyre nuk ishte pika ku do të mbërrinin raketat tokë-ajër “STRELA 2M”, që u kapën në Prezë, pak minuta larg Tiranës. Zëdhënësi i policisë maqedonase, deklaroi se policia shqiptare kishte komunikuar se Maqedonia nuk ishte destinacioni i armëve. Ai nuk ka përmendur ndonjë vend tjetër si pikë të mbërritjes së raketave, duke iu referuar policisë së vendit tonë, por është shprehur i sigurtë se vendi i tij nuk ishte “pritësi” i armëve.
PD: Raketat, vazhdim
i trafikut “Nano-Gate”
TIRANË -Partia Demokratike e ka konsideruar vazhdim të skemës së trafikut "Nano-Gate" kapjen e katër trafikantëve të armëve, në Prezë të Tiranës. Me anë të zëdhënësit të saj, Edi Paloka, partia më e madhe opozitare, e ka cilësuar dje ngjarjen e një dite më parë, kur katër persona u arrestuan teksa tentonin të trafikonin raketa tokë-ajër të tipit "Strela 2M", si një vazhdim të trafikut të nisur që në vitin 1997 nga Kryeministri Nano. "Ndalimi dje i katër trafikantëve të armëve me tri raketa tokë-ajër të tipit “Strela 2M”, sinjalizon për vazhdimin e trafikut të armëve në Shqipëri, sipas platformës së ngritur nga Nano, menjëherë pas ardhjes së tij në pushtet", thuhet në deklaratën e PD-së. Më tej, deklarata shton se raketa të këtij tipi nuk mund të trafikohen nga njerëz të zakonshëm, në rast se pas tyre nuk qëndrojnë njerëz të veshur me pushtet. "Këtë herë nuk bëhet fjalë për armë që do të dërgoheshin në Kosovë, por për armë që futen në Shqipëri nga Mali i Zi, me destinacion të papërcaktuar. Sipas të gjitha informacioneve, ndalimi i trafikantëve me lidhje direkte në kupolën më të lartë të Ministrisë së Rendit dhe në Qeveri, është bërë i detyruar pas sinjalizimeve të ardhura nga shërbime të huaja, PD-ja e denoncon këtë trafik armësh si pjesë të platformës Nano për hapjen ligjore dhe fizike të Shqipërisë ndaj të gjitha trafiqeve, platformë e denoncuar kjo dhe në Parlament, pas zbulimit të bisedës Nano-Abdiu". A.Maho
25 janar 2004, vidhet magazina
e raketave në Bosnje
Gazeta boshnjake “DANAS” në numrin e saj të datës 25 janar të këtij viti, ka njoftuar vjedhjen e një magazine të raketave tokë-ajër “STRELA 2M”. Në raportin e gazetës, i cili është botuar në janar të këtij viti, njoftohet edhe për vendimin e një Gjykate Ushtarake, e cila ka dënuar tre nga rojet e magazinës në të cilën ishin depozituar raketat tokë-ajër. Gazeta e Bosnjës ua adreson grabitjen e të paktën 40 raketave, grupeve kriminale, të cilat, pasi i rrëmbejnë armët, i shesin ato në tregun e zi me çmime të larta. T.S
Myftiu i Shkupit:
Ne nuk jemi terroristë
Komiteti parlamentar për sigurimin dhe mbrojtjen në Maqedoni, do të mbajë një sesion urgjent këtë javë për të diskutuar situatën në fshatin Kondovë. Grupi i opozitës kryesore VMRO-DPMNE e kërkoi sesionin parlamentar, duke i bërë thirrje qeverisë të marrë masa për të ndaluar një përsëritje të ngjarjeve të vitit 2001 në Maqedoni. Sipas raporteve të shtypit, militantët e armatosur kanë qenë aktivë në fshatin e ndodhur tamam pranë Shkupit, në perëndim. Në lajme të tjera, të martën, myftiu i Shkupit, Zenun Berisha, mohoi haptazi ekzistencën e lidhjeve me fondamentalizmin islamik. Gjatë një konference shtypi, ai, gjithashtu kundërshtoi dyshimet e shtypit se kishte shërbyer si lidhje midis Al-Kaedës dhe mbështetësve financiarë në Maqedoni. T.S
Dosjet e trafikut të
armëve nga Shqipëria
2001
Gazeta e përditshme amerikane “Nju Jork Tajms”, njofton se në kohën e luftës së Bosnjës disa herë në detin Adriatik janë kapur anije shqiptare, të cilat, pasi janë kontrolluar, është zbuluar se kryenin trafik armësh
8 gusht 2001
Në aksin rrugor Kukës-Peshkopi, arrestohen katër persona, të cilët dyshohet se në një makinë kishin 12 pushkë, 6 automatikë, 2 mitralozë. Kapen 3 trafikantë nga Shqipëria dhe Kosova
Tetor 2001
Në analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, drejtuesit thonë se kanë patur një rast të trafikut të armëve të zbuluar me katër trafikantë të arrestuar
16 tetor 2001
Policia boshnjake arreston gjashtë persona për linjën e trafikut të armëve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës. Dy nga të arrestuarit e dyshuar ishin oficerë të policisë boshnjake, ndërsa njëri kishte punuar për agjencitë e zbulimit. Kapet ngarkesa me 318 pushkë sulmi, 1008 predha mortajash, 512 granata dore dhe municione të tjera
Kukës
Xhafer Krasniqi, 72 vjeç, arrestohet nga policia. Në banesën e tij në fshatin Orçikël, gjenden 5 automatikë dhe 1200 copë fishekësh. Shtëpia e Xhafer Krasniqit mbahej nën vëzhgim si bazë e trafikut të armëve me Kosovën e Maqedoninë
Janar 2003
Ish-ministri Luan Rama, deklaron në analizën e Ministrisë së Rendit se gjatë vitit 2002, policia ka zbuluar 18 raste për trafik armësh dhe municionesh
3 shkurt 2004
Tri persona arrestohen në fshatin Grudë të Malësisë së Madhe. Mes tyre një efektiv policie dhe një ish-polic. Gjenden 300 kg lëndë eksplozive tritol, pushkë dhe fishekë
11 mars 2003
Arrestohet në Rinas, Enver Jusufi, shqiptaro-maqedonas. I dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata Tiranës, me akuzën e kontrabandës së armëve, zhvilluar në vitin 2000
30 qershor 2003
Policia greke zbulon një kamion me 500 mijë fishekë, i cili kishte kaluar doganën e Kapshticës. Municionet, sipas hetimeve, ishin vjedhur në vitin 1997 gjatë trazirave
15 gusht 2001
Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Vlado Buçkovski, akuzon Shqipërinë për përfshirjen e saj në krizën maqedonase, nëpërmjet trajnimit në Shqipëri të njësiteve të guerilëve shqiptarë dhe nëpërmjet trafikut të armëve nga Shqipëria
13 dhjetor 2004
Kapen në Prezë pranë Tiranës tri raketa “STRELA 2M”. Prokuroria tha se ka provokuar blerjen e njërës prej raketave, ndërsa gjatë aksionit u arrestuan katër persona, të cilat thanë se nuk kanë bashkëpunëtorë