E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Cërrikut, gardisti: Si e kujtoj masakrën e ’97-ës

TIRANE-Nje deshmi qe tregon oret e tmerrit ne Masakren e Cerrikut te marsit 1997 ku mbeten te vrare 6 gardiste eshte degjuar sot ne sallen e gjyqit te Krimeve te Renda. Shtetasi Shpend Haklaj aktualisht me detyrë gardist ka dëshmuar ne seancën e sotme tek Krimet e Rënda në procesin për të akuzuarit e Bandës së Cerrikut.
Haklaj ka risjellë edhe njëherë ndër mend Marsin e 1997 kur ai sërish me te njejten detyre u nis se bashku me gardistet e tjere drejt Cërrikut per te vendosur normalitet ne qytetin e trazuar nga ngjarjet e asaj kohe. Haklaj tha se ishin kater blinda dhe dy transportues qe u nisen drejt Cerrikut. Sa iu afruan qendres se qytetit, ai kujtoi para trupit gjykues se jane ballafaquar me shkembim te forte zjarri, por ata vete sipas gardistit nuk jane kunderpergjigjur pasi ishin pajisur vetem me pistoleta. Madje Haklaj tha se mbylli blindin duke u fshehur vete brenda pa pare se cndodhi me pas. “Kur terhoqëm trupat na dhane urdher te merrnim viktimat dhe te plagosurit”, kujton Haklaj. Por serish ai kishte refuzuar pasi shtoi se “ne nuk ishim armatosur sic duhej”. Ketu kishte degjuar mbi të vrarët dhe të plagosurit ku permendej si i tille dhe emri i Agron Kuliqit. Kurse vete kishte pare pas masakres nje blind te djegur. Haklaj tha gjithashtu para trupit gjykues se ishin urdheruar nga shefat per tiu bashkangjitur forcave speciale ne kete operacion.
Gjyqi ndaj bandës së Cërrikut ka në cilesine e te pandehurit jane Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi. Ata akuzohen si autore te masakres se Cerrikut, ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars te vitit 1997, ku mbeten te vrare me arme zjarri 6 punonjes te Gardes se Republikes si dhe u plagosen 9 punonjës të Policise së Shtetit.
Mungesa e avokateve mbrojtes ka qënë nje nder shkaqet e zvarritjes se ketij procesi i cili ende nuk po përfundon megjithese te pandehurit jane arrestuar tre vjet me parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›