Masat ndëshkuese të Nishanit, avokatët reagojnë
TIRANE-“Nëse qeveria nuk zgjidh problemin e pagesave të avokatëve të shtetit atehere edhe avokatet penalistë në vend do të bojkotojnë proceset gjyqësore”. Parlajmerimi vjen nga kreu i shoqates se avokateve penaliste Saimir Visha në lidhje me një shkresë që ministri i Drejtësisë Bujar Nishani i ka dërguar dhomës Kombëtare të Avokatëve për marrjen e masave ndaj 16 mbrojtëse ligjorë që janë bërë shkak për shtyrjen e gjyqeve ku ata mbrojnë të pandehurit.
Pak pas seancës për Bandën e Cërrikut, kryetari i shoqatës së avokateve penaliste Saimir Visha theksoi se 50 avokatë shtetërorë kanë mbi 8 muaj që nuk paguhen nga shteti për punën që bëjnë.
Pavarësisht kësaj, theksoi Visha, avokatët kanë marrë pjesë dhe janë prezentë në të gjitha gjyqet ku janë thirrur.
Lidhur me shkresën që Nishani ka përgatitur për masa ndaj avokatëve që mungojnë në seancat gjyqësore, Visha nënvizoi se “kjo është mënyra që Ministria e Drejtësisëka zgjedhur dhe që kërkon të bëjë shatnazh dhe presione ndaj avokatëve”.
Visha denoncoi edhe përdorimin e institucioneve të specializuara si SHISH apo SHKB, sipas tij në presionet që po bëhen nga avokatëve.
(d.b/BalkanWeb)