"Banda e Cërrikut", mungon mbrojtja, dështon seanca
Në sallën e Gjykatës munguan sot disa nga avokatet e të pandehurve të "Bandës së Cërrikut". Nisur nga këto rrethana trupi gjykues vendosi të ndërprese seancën. Gjykata caktoi seancen e radhes të martën e ardhshme
TIRANE- Mungesa e avokatëve në Gjykatën e Krimeve të Rënda u bë sot shkak për dështimin së radhës ndaj të pandehurve të "Bandës së Cërrikut".
Të nëntë anëtarët e bandës akuzohen për vrasjen e 6 punonjësve të Gardës së Republikës dhe plagosjen e disa të tjerëve në vitin 1997 në Cërrik. Në sallën e Gjykatës munguan sot disa nga përfaqësuesit e mbrojtjes ligjore të të pandehurve të "Bandës së Cërrikut". Nisur nga këto rrethana kryegjyqtari i cështjes dhe trupi gjykues vendosën të ndërpresin seancën.
Gjykata caktoi të martën e ardhshme si ditën për zhvillimin e procesit në fjalë. Kjo seancë është konsideruar e rëndësishsme pasi pritet të dëgjohen dëshmitarë të Prokurorisë.
Të pandehur në këtë proçes janë: Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani, Entel Gashi.
Këta persona, shumë prej tyre të arrestuar vitin që shkoi nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda akuzohen për vrasjen me armë zjarri të 6 punonjësve të Gardës së Republikës si dhe plagosjen e disa efektivëve të Policisë së Shtetit në vitin 1997 në qytezën e Cërrikut.
(d.b/BalkanWeb)