Elbasan, biznesmeni i zhdukur prej 4 ditësh, nisin kërkimet
Policia shpall të humbur dhe nis kërkimet për biznesmenin e zhdukur prej të premtes. Pista e hetimit është ajo e vetëvrasjes apo largimit për shkak të borxheve. Shpallet e humbur dhe një 25 vjecare, nënë e dy fëmijëve.
ELBASAN- Policia e Elbasanit shpall të humbur biznesmenin Hekuran Latollari. 45 vjecari, i njohur prej 10 vitesh si tregtar konfeksionesh në këtë qytet dhe që së fundi e kishte fuqizuar biznesin e tij, është zhdukuar që prej paradites së të premtes. Bashkëshortja e 45-vjeçarit paraditen e së shtunës iu drejtua komisariatit të policisë për të kërkuar ndihmë për gjetjen e të shoqit. Mësohet se paraditen e së premtes, Latollari kishte shkuar tek shtëpia e vjehrrit të tij. Më pas biznesmeni ka lënë para shtëpisë së prindërve të gruas makinën e tij, madje dhe çelësat. Kanë kaluar orë të tëra dhe biznesmeni ka humbur çdo lloj kontakti me familjen e tij. Largimi i pa paralajmëruar ka ngjallur panik të gruaja dhe dy fëmijët, ndërsa ende nuk është e qartë se çfarë mund t'i ketë ndodhur. Disa të njohur të Hekuran Latollarit kanë pohuar se e kanë parë atë të lëvizë me një mjet të transportit publik të premten, por askush nuk di të thotë se cili ishte destinacioni i biznesmenit të konfeksioneve.
Dëshmitë e grumbulluara nga shërbimet e policisë konfirmojnë se për gjetjet e tregtarit të zhdukur në mënyrë misterioze po punohet në disa pista. Njëra prej tyre është ajo e një largimi demonstrativ të tij pa adresë nga familja, për shkak të ndonjë konflikti, ndërsa tjetra ajo e marrjes së ndonjë vendimi ekstrem për shkak të gjendjes së tij të rënduar depresive si rezultat i problemeve me biznesin. Fakti që ditën e zhdukjes Latollari është larguar në drejtim të lumit Shkumbin, ka shtuar dyshimin edhe për ndonjë përpjekje për t'i dhënë fund jetës, pasi telefoni i tij është fikur nga dita kur ai është larguar nga shtëpia. Megjithatë, policia thekson se "të gjitha këto janë dyshime" dhe se "mbetet që fati i tij të zbardhet sa më shpejt".
Policia e Elbasanit njoftoi se ka shpallur të humbur edhe një 25 vjecare, nënë e dy fëmijëve. Denoncimi për zhdukjen e Sheqere Kurtit, nënë e dy fëmijëve, lindur në Cërrik dhe banuese në Elbasan ishte bërë të dielën në mesditë nga bashkëshorti i saj. Sipas këtij denoncimi, 25-vjeçarja është larguar nga banesa pa njoftuar se ku po shkonte dhe nuk është kthyer.
(s.g/BalkanWeb)