E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e Durrësit, Buna i sëmurë, shtyhet seanca

06/02/2009  Avokati kërkoi të shtrohej në spitalin civil

TIRANË- Procesi gjyqësor kundër të pandehurve të bandës së Durrësit edhe dje është shtyrë. Por ndryshe nga seancat e tjera ku shkak për shtyrje janë bërë mungesa e avokatëve mbrojtës, dje një debat mes avokatëve dhe sëmundja e njërit prej të pandehurve detyroi trupin gjykues të shtyj seancën për javën që vjen. Avokati mbrojtës si njërit prej të pandehurve dhe pikërisht i Kujtim Bunës, i cili disa kohë më parë ka ikur nga seanca në mënyrë demonstrative, tha dje se klienti i tij është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në burg. Për të saktësuar deklarimet e tij Riza Icka kishte siguruar edhe një raport për të pandehurin duke ia paraqitur gjykatës. Debatet kanë qenë të shumta. Avokati Icka kërkoi që klienti i tij të shtrohet për t’u mjekuar në spitalin civil dhe jo atë të burgut duke i konsideruar kushtet në këtë të fundit jo normale. Sipas avokatit, Buna është shumë rëndë dhe gjykata duhet të veprojë shumë shpejt për t’i shpëtuar jetën. Reagimet nga palët kanë qenë të ndryshme. Prokuroria nuk reagoi duke deklaruar se gjithçka është në dorë të gjykatës. Por trupi gjykues pas një vendimi të ndërmjetëm urdhëroi organin e Prokurorisë të bëjë verifikimet e mundshme dhe më pas të dal me një vendim për të pandehurin. Ndërsa kërkoi shtrim me urgjencë në spitalin civil, avokati nuk përcaktoi diagnozën e saktë të pandehurit duke thënë se ajo do të përcaktohet pas një konsulte me mjekë specialist. Buna ndodhet në bankën e të akuzuarve që në datë 30 tetor të vitit 2005. Akuzohet për një seri veprash penale të kryera në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të grupit. Në një seancë gjyqësore Buna është shprehur se ndodhet në armiqësi me Indrit Doklen për shkak të një vrasjeje të ndodhur në Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›