Kosovari, jetë pashai në hotel, nuk paguante fare
06/02/2009 Hotelet më luksoze të Tiranës në grackë, nuk pagoi asnjë faturë 2-javorëshe
TIRANË- Rrobat e shtrenjta, telefonatat e shpeshta dhe prezantimi si biznesmen i rëndësishëm duket se e kishin ndihmuar të riun kosovar në aventurën e tij për të jetuar si mbret për muaj të tërë në hotelet më të shtrenjta të Tiranës. Historia e mashtrimeve perfekte të kryera nga 34-vjeçari nga Gjilani, Admir Horner, nis aty nga mesi i 2008-s e përfundoi pasditen e djeshme, kur ekspertët e sektorit më të suksesshëm në policinë e Tiranës, ata të Antikrimit Ekonomik, i vunë prangat pikërisht në ambientet e një hoteli, por që kësaj radhe nuk ishte edhe aq luksoz sepse të tillët i kishte kaluar të gjithë me radhë. Deri dje në orët e pasdites i riu që s’u besoi syve kur pa policët, ndodhej i shoqëruar në ambientet e policisë së Tiranës, ndërsa pritet që së shpejti të arrestohet me akuzën e “mashtrimit”.
Luks pa para
Kosovari Horner ndiqte një praktikë strikte, duke magjepsur thuajse të gjithë menaxherët e hoteleve më me zë në Tiranë, pasi aftësia e tij për të manipuluar me fjalën i kalonte kufijtë, sepse ai arriti të mos dallohej nga askush, asnjëherë për muaj me radhë. Burimet e policisë thanë për gazetën “Metropol” se 34-vjeçari prezantohej si biznesmen dhe prenotonte një dhomë të shtrenjtë për dy javë. Kur menaxherët e hoteleve si “Rogner”, “Sheraton”, “Internacional”, “Mondial”, etj verifikonin të dhënat që ai paraqiste përputhej gjithçka, pasi vinte konfirmimi nga Gjilani se Admir Horner ishte njeri me pushtet financiar. Kështu, ai pranohej në hotel dhe aty jetonte me të gjitha të mirat për dyjavëshin e prenotuar. Ditën e 14 ai zhdukej pa lënë gjurmë, duke u ngecur menaxherëve faturat e kripura, ku më e ulëta ishte 1500 euro. Ende nuk janë përllogaritur saktësisht të gjitha faturat, teksa paraprakisht mendohet se kjo jetë prej pashai i ka kushtuar kosovarit të paktën 80 mijë euro. Nga ndonjëherë madhështia e ndriçimit ndrydhet përpara normalitetit sepse mashtruesin e nuhati një punonjës i thjeshtë i një hoteli jo aq të njohur, i cili lajmëroi pronarin e ky i fundit vuri në dijeni ekspertët e policisë që i vunë prangat.