E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis viziton Shqipërinë më 9 shkurt

06/02/2009  Ministrja e Greqisë, njëkohësisht kryesuese e OSBE-së

Zyra e OSBE-së në Tiranë ka njoftuar se kryesuesja e OSBE-së, Dora Bakojanis, njëherësh ministre e Jashtme e Greqisë, më 9 shkurt do të vizitoj Shqipërinë. Gjatë vizitës njëditëshe ajo do të takohet me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë dhe me liderë politikë.

Pritet që gjatë këtyre takimeve, pos të tjerash, do të diskutohet edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-në. Në fillim të kësaj jave Dora Bakojanis vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›