Operacion antidrogë në Tiranë, kapen 100 kg marijuanë
TIRANË- Operacion antidroge në Tiranë. Forcat e policisë së Tiranës, të mbështetura edhe nga forcat RENEA kanë nisur një operacion rreth orës 15:15 minuta, në të cilin kanë mundur të sekuestrojnë 100 kg marijuanë, ndërsa mësohet se deri tani janë shoqëruar të paktën 5 persona.
Sasia e sekuestruar e drogës është gjetur në një banesë në periferi të kryeqytetit e përpunuar dhe e paketuar, gjë që të lë të dyshosh se ishte e destinuar për të dalë jashtë Shqipërisë. Lënda narkotike është duke u transportuar drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku do të përdoret edhe si provë materiale. Ndërkohë personat e arrestuar kanë nisur të merren në pyetje.
Në lidhje me këtë operacion nuk jepen shumë detaje për shkak të hetimeve, ndërkohë që operacioni është në vazhdim e sipër. Pritet që të ketë më shumë persona të përfshirë, pasi bëhet fjalë për një rrjet të vërtetë droge. Skuadra e antidrogës e ka filluar hetimin për këtë rrjet muaj më parë.
(m.a/BalkanWeb)