“Banda e Durrësit”, gjendet dhe arrestohet Bujar Gashi i vërtetë
Gjendet më në fund Bujar Gashi i vërtetë, pas gabimit të bërë një vit më parë, kur në Kosovë u arrestua një tjetër shtetas me të njëjtin emër e mbiemër, por që nuk kishte të bënte me “Bandën e Durrësit”. Arrestohet në Trento të Italisë një nga anëtarët e “Bandës së Durrësit”, i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare për veprat penale të vrasjes dhe pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë të ditur se nga Interpol-Tirana në bashkëpunim me Interpol-Romën u bë i mundur arrestimi i shtetasit Bujar Gashi, 36 vjeç, lindur e banues në Durrës. Shtetasi Bujar Gashi është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në datën 21.07.2008 ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për veprën penale të “vrasjes në bashkëpunim”, “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “krijimit të organizatës kriminale”, parashikuar nga nenet 78-25, 278/4, 333/a të Kodit Penal. Sipas vendimit të gjykatës, në datën 09.07.2000, rreth orës 22:00, në fshatin Shënavlash të rrethit të Durrësit është vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij shtetasi Dritan Disha. Të dyshuar për kryerjen e kësaj vrasjeje janë shtetasit Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi.
Arrestimi
Referuar mediave italiane, që kanë bërë publik arrestimin e Gashit, ky i fundit prej kohësh ishte stabilizuar në Tione, një Komunë në Valli Giudicarie, ku kishte filluar të punonte si punëtor në Storo. Por, në të kaluarën e tij kishte diçka që nuk ishte rrëfyer. Gashi është arrestuar nga karabinierët në Trentino, pasi ishte i shpallur në kërkim për një vrasje të kryer në vendin e tij të origjinës në vitin 2000. 36-vjeçari kishte mundur t’i shpëtonte drejtësisë për të krijuar një jetë tjetër mes maleve në Trentino. Por, ndonëse në distancë vitesh, mandati i arrestit të lëshuar nga Gjykata e Tiranës e ka gjetur, duke mos i dhënë mundësi arratie. Bujar Gashi akuzohet se ka kryer një vrasje gjatë një konflikti me armë zjarri mes bandash kriminale. Kishte të paktën 8 vite në kërkim, duke humbur krejtësisht gjurmët deri dy ditë më parë. Karabinierët arritën në identitetin e tij falë disa të dhënave nga Interpoli, por edhe disa verifikimeve të kryqëzuara. Aktualisht, Gashi gjendet në burgun e Trentos në pritje të dokumentacionit të ekstradimit për në Shqipëri, ku do përballet me akuzat që rëndojnë ndaj tij.
Veçimi i çështjes
Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar nga gjykata veçimin e çështjes për të pandehurin Bujar Gashi, me qëllim plotësimin e saktë të gjeneraliteteve të tij. Kjo ndodhi pas arrestimit të një shtetasi në Kosovë, në bashkëpunim me UNMIK-un, me të njëjtat të dhëna, veçse ky nuk kishte jetuar asnjë ditë pas viteve ’90 në Shqipëri. Gashi i arrestuar në Kosovë refuzonte të ishte personi i kërkuar nga policia shqiptare, madje duke paraqitur të gjitha të dhënat që dispononte dhe që nuk përkonin plotësisht me personin në kërkim. Gjykata, e gjendur përballë përgjigjes së UNMIK-ut, i kërkoi prokurorisë të saktësonte të dhënat për Bujar Gashin që kërkohej dhe që ishte pjesëtar i “Bandës së Durrësit” dhe më pas të vazhdohej gjykimi i tij. Një situatë e tillë detyroi organin e akuzës të tërheqë aktet për këtë të pandehur në prokurori, me qëllim saktësimin e gjeneraliteteve dhe identitetit të Bujar Gashit të vërtetë, atij që kërkohej nga drejtësia shqiptare.
Episodi i vrasjes
Në datën 09.07.2000 në vendin e quajtur Shënavlash, të pandehurit Dritan Coli, Indrit Dokle, Indrit Taullai dhe Bujar Gashi kanë vrarë shtetasin Dritan Disha, i cili po udhëtonte me një makinë “BMW” në drejtim të banesës së tij. Shtetasi Dritan Disha ka qenë lidhje shoqërore e shtetasit Erjon Lame dhe Marsel Sotirit.