Topi para OKB-së: Kosova të bëhet anëtare
Kosova flet në OKB me zërin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Kreu i shtetit shqiptar u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të njohin pavarësinë e Kosovës. Duke u bërë avokati kryesor i çështjes së Kosovës në OKB, z. Topi kërkoi që shteti më i ri në botë të jetë sa më parë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ndaj, gjatë fjalës së tij në OKB, Presidenti shqiptar insistoi se duhet njohur sa më parë ky realitet i ri politik, ekonomik dhe social, që meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Duke iu referuar qartazi politikave të Rusisë dhe Serbisë ndaj kësaj çështjeje, Presidenti Topi gjatë fjalës së mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së vuri në dukje se çdo ndërmarrje kundër forcimit të shtetit të Kosovës, politike, ekonomike, ushtarake apo diplomatike, nuk është veçse përpjekje e pashpresë kundër proceseve integruese në NATO dhe në Bashkimin Evropian të rajonit të Ballkanit. Presidenti Topi tha se ky do të ishte një investim regresiv kundër progresit dhe vlerave të Bashkimit Evropian. Në kushte të tilla, Presidenti Topi apeloi: “Ju bëj thirrje të pranoni me realizëm këtë zhvillim të pakthyeshëm duke e njohur dhe e mbështetur Republikën e Kosovës”. Topi nënvizoi se Kosova e pavarur dhe demokratike, e orientuar drejt integrimit euro-atlantik është zgjidhja më e drejtë dhe më e qëndrueshme si dhe përbën simbolin e investimit më të suksesshëm të komunitetit ndërkombëtar drejt zbatimit të shtetit të së drejtës, për stabilitet, paqe afatgjatë e zhvillim në Ballkan e më gjerë. Presidenti shqiptar theksoi se Shqipëria ka inkurajuar dhe inkurajon popullin dhe qeverinë e Kosovës “në përkushtimin e tyre për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe shumetnike, ku, pavarësisht nga përkatësia etnike, çdo banor i saj e ndien veten qytetar të lirë në shtëpinë dhe pronën e tij”. Sipas tij, Shqipëria e konsideron krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës si ngjarjen historike dhe zhvillimin më të rëndësishëm politik të këtij fillim shekulli në rajonin tonë.
Reformat në vend
Por gjatë fjalës së tij në OKB, Presidenti Topi i kushtoi një rëndësi të veçantë dhe reformave të qeverisë “Berisha”, në mënyrë të veçantë atyre që kanë të bëjnë me integrimin e Shqipërisë në strukturat euro-atlantike. Kreu i shtetit paraqiti arritjet e Shqipërisë, reformat e përmbushura dhe përpjekjet për arritjen e standardeve që do të sjellin integrimin. "Rruga e Shqipërisë drejt integrimit të plotë euro-atlantik është e mbështetur gjerësisht nga publiku shqiptar dhe gjithë spektri politik. Shqipëria do t’u përgjigjet me shumë përgjegjësi dhe vendosmëri detyrimeve që lindin nga anëtarësimi me të drejta të plota në Aleancë, i cili do t’i shërbejë sigurisë dhe paqes jo vetëm në rajonin ballkanik, por edhe në hapësirën mesdhetare dhe më gjerë", - tha Presidenti. Z. Topi deklaroi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Shqipëria ka realizuar reforma e ka përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë në luftën globale kundër terrorizmit. "Shqipëria ka përmbushur në mënyrë aktive detyrimet dhe përgjegjësitë e saj në luftën globale kundër terrorizmit në zbatim të Strategjisë Kundër Terrorizmit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të miratuar unanimisht më 8 shtator 2006", - u shpreh Topi.
Mediu: Berisha të mbledhë koalicionin
Edhe republikanët këmbëngulin për mbledhjen e koalicionit të partive të djathta. Duket se pikërisht kjo tryezë është dhe pika që bashkon partitë e vogla të djathta. Kryerepublikani Fatmir Mediu deklaroi dje se tryeza e krerëve të partive të djathta do të shërbente për të krijuar një qëndrim të unifikuar për pika të rëndësishme që duhet të ketë kodi i ri zgjedhor. Për kreun e PR-së, Fatmir Mediu, koalicioni me PD-në dhe, pse jo, me të gjitha partitë e djathta, është rruga më e mirë për të shkuar në zgjedhjet e ardhshme, sidomos duke pasur parasysh sistemin e ri elektoral. Pavarësisht këmbënguljes së aleatëve të vegjël për një tryezë të së djathtës, lideri i PD-së, Sali Berisha, për herë të fundit e ka mbledhur për zgjedhjet për pushtetin vendor, në fillim të vitit 2007.
Ish-deputetët e BE-së, siguri për integrimin e Shqipërisë
Një përfaqësi e shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Evropian, nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, si Gjermania, Britania e Madhe, Franca etj mbërrijnë në Shqipëri në kuadër të një projekti që shoqata e tyre ka për të vizituar vendet që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Kjo përfaqësi u prit dje nga Kryeministri Sali Berisha, të cilit i shprehën konsideratën më të lartë për punën dhe kontributin e tij personal në arritjet e shkëlqyera që Shqipëria ka pasur vitet e fundit në fusha të ndryshme të zhvillimit, arritje që i kanë ndryshuar fytyrën Shqipërisë dhe i kanë rritur prestigjin në sytë e Komunitetit Evropian. Përfaqësuesit e Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Evropian e siguruan Kryeministrin Berisha për mbështetjen nga ana e tyre të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe të zhvillimit të mëtejshëm të gjithanshëm të vendit tonë. Kryeministri Berisha u shpreh se 94% e shqiptarëve aspirojnë anëtarësimin në BE dhe se qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe po zbaton me vendosmëri të gjitha reformat e duhura për ta bërë këtë “projekt-ëndërr” të tyre një realitet. Kryeministri Berisha i njohu ish-parlamentarët evropianë me luftën e pandërprerë që qeveria shqiptare ka ndërmarrë në këta tre vjet kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilët ishin kthyer në sistem në vitet e mëparshme. Kryeministri theksoi se kjo luftë është e orientuar në dy drejtime: në parandalimin e krimit dhe korrupsionit përmes reformave dhe ndëshkimin e ashpër të personave të implikuar në këto fenomene. Më tej Kryeministri Berisha falënderoi përmes Shoqatës së Ish-deputetëve të Parlamentit Evropian, popujt, qeveritë dhe institucionet e shteteve evropiane që kanë mbështetur fuqimisht zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së saj të demokracisë.