Banda e Durrësit, gjykata dënon me 19 vjet burg Bujar Gashin

Gjykata e Shkallës së parë për krime të rënda ka dënuar me 19 vjet burg Bujar Gashi, i dyshuar si anëtar i Bandës së Durrësit. Vendimi është dhënë sot, ku gjykata e gjeti Gashin fajtor vetëm për 1 nga 4 akuzat që rëndonin ndaj tij. Bujar Gashi u shpall fajtor me 19 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim të shtetasit Dritan Disha.
Ndërkohë, trupi gjykues nën kryesimin e gjyqtarit Idriz Mulkurti e shpalli të pafajshëm për veprat penale të “Pjesmarrjes në organizatë kriminale”, “Kryerejes së krimeve nga organizata kriminale”, si dhe veprën penale për mbajtje pa leje të armëve luftarake”.
Ndaj Bujar Gashi gjykata ka realizuar një proces të ndarë nga pjesa tjerër, të akuzuar si pjestarë të bandës së Durrësit, pasi dhe arrestimi i tij u bë pas tyre.