Lezhë, qëlloi me armë në oborrin e shkollës, arrestohet 20-vjeçari

Në prangat e policisë së Lezhës ka rënë mesditen e sotme një 20-vjeçar. Sipas policisë i riu Nikoll Gjonoca, u arrestua me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike si dhe kanosjes.Gjonoca, bën të ditur policia, ka qëlluar me armë zjarri në ajër brenda oborrit të një shkolle.