Gjyqi ndaj Ilir Metës, pyeten 6 dëshmitarë
Në Gjykatën e Lartë zhvillohet seanca e radhës e gjyqit për videopërgjimin META-Prifti. Gjatë kësaj seance gjyqësore kanë dëshmuar 6 dëshmitarë të thirrur nga prokuroria dhe avokatët mbrojtës. Estela Çela, Majlinda Mekuli , Zamir Stefani, Ervin Duraj, Etleva Kondi dhe Durim Kraja kanë dëshmuar para gjykatësve në lidhje me proçedurat që ata kanë ndjekur për tu bërë pjesë në ankand për blerjen e naftës bruto.
Sipas dëshmitarëve në të gjitha rastet kur do të zhvillohej tenderi është shtyrë dhe kjo me vendim të ministrisë. Ndërkohë në lidhje me konçesionin e hidrocentralit të Shushicës është marrë në pyetje Zamir Stefani, drejtori i Drejtorise Juridike ne Ministrinë e Ekonomisë, i cili deklaroi se kompania e Vëllezëreve Tola u skualifikua se nuk përmbushte kriteret dhe kishte mungesë në dokumentacion. Në seancën e kaluar dëshmuan katër dëshmitarë midis të cilëve dëshmia më e rëndësishme ishte ajo e ish-ministrit Dritan Prifti, i cili përsëriti dhe konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e video-përgjimit.
Dëshmitarët e tjerë në seancën e kaluar ishin edhe biznesmeni Bekim Halilaj, anëtarët e komisionit të ankandit, Artur Mahmutaj dhe Pajtim Sulaj, të cilët kanë përgenjështruar deklaratat e Priftit. Seanca e radhës e gjyqit Meta -Prifti është lënë për në datën 5 dhjetor.