E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, gjendet pa jetë 64-vjeçari

Elbasan- Kalimtarë të rastit kanë gjetur sot pa jetë trupin e një shtetasi. Sipas policisë, trupi është gjetur shumë pranë "Alba Postës”, në qytetin e Elbasanit.

“Në orët e mëngjesit, kalimtarët kanë gjetur 64-vjeçarin Besim Merca, të shtrirë pa jetë buzë rrugës”- thanë burimet policore.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se pas ekspertizës nga mjekët i ndjeri kishte gjetur vdekjen më shumë se tri orë para se të sillej në spital. Sipas hetimeve të para, shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›