E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per lenden drusore, lirohet i akuzuari

Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka ndryshuar masen e sigurise ndaj Nikolin Gjacaj, i akuzuar per "shtrengim me dhune per perfitim te pasurise", nga "arrest me burg" ne "detyrim paraqitjeje". Diten e djeshme, trupi gjykues, i kryesuar nga Sander Simoni, pasi ka marre ne shqyrtim kerkesen e bere nga pala mbrojtese, ka dhene vendimin per te pandehurin Nikolin Gjacaj me vetem detyrim paraqitjeje, pasi ceshtja mund te zgjidhet ne gjendjen qe jane aktet. Ndersa i pandehuri Gjacaj duhet te paraqitet cdo dite te hene prane oficerit te policise gjyqesore. Ngjarja, per te cilen akuzohet i pandehuri, eshte nje denoncim i bere nga bashkepunetori i tij Met D., i cili e akuzon per "shtrengim me dhune per perfitimin e pasurise". Gjocaj, me origjine nga Rresheni, dispononte lende drusore, me te cilen furnizonte firmen "Morina". Konflikti ka nisur pasi i pandehuri i ka kerkuar pronarit te firmes Met D., parate qe i takonin prej rreth 280 mije leke, qe ky i fundit i kishte mbetur pa shlyer te pandehurit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›