E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te perndjekurit, ne radhe per demshperblimin

Redinalda Caushaj
Ministria e Drejtesise nis procedurat per demshperblimet e para qe do t'u jepen ish-te perndjekurve politike. Procesi ka arritur ne fazen e seleksionimit te 11 kerkesave te para qe jane vleresuar si fitues, nderkohe qe 28 prej pretenduesve kane humbur te drejten, pasi verifikimet zbuluan se nuk meritonin demshperblim dhe se nuk kishin bere burg politik. Lajmin e beri te ditur zyra per shtyp e dikasterit te Drejtesise, nepermjet zedheneses Migena Demirxhi. Mesohet se 11 kerkesat e seleksionuara do te firmosen se shpejti, nderkohe qe numri i pergjithshem shkon ne 936 aplikues, qe presin te marrin kete demshperblim.
"Ne Ministrine e Drejtesise qe prej fillimit te ketij viti, jane paraqitur 936 kerkesa per demshperblim te ish-te perndjekurve politike, nderkohe qe eshte pergatitur relacioni per 11 prej tyre", tha Demirxhi dje, per gazeten "KJ". Por, nga kerkesat e depozituara ne kete institucion ka rezultuar se nje pjese e tyre ishin te paligjshme dhe nuk perfitonin. "Ne baze te ligjit "Per demshperblimin e ish-te perndjekurve politike te regjimit komunist", 28 prej ketyre kerkesave iu eshte kthyer pergjigje negative, sepse kerkesat jane bere nga persona qe nuk u takon e drejta sipas ligjit, pra jane jashte rrethit familjar te percaktuar nga ligji dhe nga persona qe nuk kane marre denim te padrejte", thuhet ne njoftimin e Ministrise se Drejtesise.
Nderkohe qe, mesohet se iu eshte kthyer pergjigje per plotesim dokumentesh 380 kerkesave, te cilat ishin me mangesi dhe per kete shkak nga Ministria e Drejtesise u eshte kerkuar qe te kryejne veprimet e nevojshme. Momentalisht eshte nisur vleresimi paraprak i kerkesave te tjera, te cilat do te shqyrtohen brenda afatit 10-ditor te vendosur nga ligji. "Per te gjithe te interesuarit do te ndiqen me korrektesi hallkat procedurale qe kerkon ligji, si i vetmi mjet per te garantuar nje proces te drejte, nga i cili do te perfitojne vetem ata persona dhe familjet e tyre qe jane ish-te perndjekur politike te regjimit komunist", perfundonte njoftimi i djeshem.

Te dhenat:
936 kerkesa per demshperblim
11 prej tyre kane kaluar per shqyrtim
28 kerkesave me pergjigje negative
380 kerkesa per plotesim dokumentacioni
10 dite afati i percaktuar nga ligji per verifikim paraprak

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›