Banda e Durresit, perplasje mes avokateve dhe gjyqtarit
TIRANE - Procesi i gjyqesor ne ngarkim te 17 te pandehurve, te cilesuar si anetare te "Bandes se Durresit", eshte zhvilluar me debate te shumta mes avokateve mbrojtes dhe trupit gjykues. Shkak eshte bere data e procesit gjyqesor e caktuar nga ana e gjykates, pas shtyrjeve te njepasnjeshme si mungese e avokateve mbrojtes. Avokatet kane pretenduar se ora e caktuar nga ana e gjykates per procesin gjyqesor nuk ishte i mundur per shkak te proceseve te tjera te tyre, fakt i cili nuk eshte marre parasysh nga ana e gjykates. Shkak i shtyrjes se procesit gjyqesor te dites se djeshme eshte bere pikerisht, mungesa e te pandehurit Selman Hetit, i cili kishte paraqitur nje shkrese ne gjykate ku bente me dije se ishte jashte shtetit per arsye shendetesore, vizita te cilat do te zgjasnin dy muaj. Ndersa nga ana e tij prokuroria ka bere me dije se pretendimi i ngritur nga ana e avokatit mbrojtes nuk eshte e vertete, pasi ai nuk ka shkuar per t'u vizituar, por te te afermit e tij ne Amerike, si dhe per te shkelur vizen e marre ne ambasade. Per kete, prokuroria i ka kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Gurali Brahimllari, zevendesimit e avokatit mbrojtes me nje avokat kryesisht, si dhe dhenien e 2 ore kohe, qe ai te njihej me aktet, ne menyre te tille qe te vazhdonte procesi gjyqesor. Gjykata, e cila eshte keshilluar ne vend, ka pranuar kerkesen e propozuar nga prokurori, ndersa e ka shtyre procesin per javen qe vjen.
Ne seancen e radhes, gjykata do te jape vendimin e saj ne lidhje me provat e kerkuara nga te mbrojtesit per kete proces gjyqesor. Nderkohe qe pritet qe prokuroria te kerkoje edhe deshmitaret e pare te saj.
Ne seancen e radhes, gjykata do te jape vendimin e saj ne lidhje me provat e kerkuara nga te mbrojtesit per kete proces gjyqesor. Nderkohe qe pritet qe prokuroria te kerkoje edhe deshmitaret e pare te saj.