E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehidhet nga kati i 3, vdes 62-vjecari

LAC - Vetehidhet nga kati i trete i nje pallati ne ndertim babai i tre femijeve. Ngjarja ka ndodhur ne qytetin e Lacit. Sipas deshmitareve, Arif Rama eshte pare te ngjitej ne nje pallat, por askush nuk e kishte menduar se qellimi i 62-vjecarit ishte vetevrasja. Policia mori ne pyetje deshmitaret dhe po punon per zbardhjen e motiveve qe nxiten babane e tre femijeve te merrte vendimin fatal per jeten e tij. Sapo eshte ngjitur ne katin e trete te nderteses, Arifi eshte hedhur nga dritarja qe ndodhej perballe shetitores se qytetit, duke rene mbi trotuar ne sy te kalimtareve te rastit. Policia ka mberritur menjehere ne vendin e ngjarjes, ku ka derguar 62-vjecarin ne spitalin e Lacit ne gjendje kritike per jeten. Burime zyrtare te policise se Kurbinit bejne te ditur se kane marre ne pyetje deshmitaret okulare, per motiveve qe nxiten babane e tre femijeve te merrte vendimin fatal per jeten e tij. Nderkohe qe familjaret e te ndjerit kane treguar se Arif Rama vuante nga depresioni nervor dhe ishte i pajisur me kartele mjekesore, ku edhe merrte kurim.

A.Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›