E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdesin, Genta Cela dhe Jakov Kushta

ELBASAN - Vetevrasjet kane shokuar dje Elbasanin. Brenda 24 oreve, dy persona jane gjetur te vdekur, pasi kishin varur veten ne litar, duke humbur jeten. Rreth ores 07:20, familjaret kane derguar te vdekur ne spitalin e Belshit, Genta Celan, 23 vjece. E reja, qe ishte e martuar, eshte gjetur e varur me litar ne banjen e bashkeshortit te saj Xh. Z. me banim ne Belsh. Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor. Mjeku ligjor ne ekspertizen e tij ka percaktuar se Genta Cela eshte vetevarur ne kushte te renda te depresionit. Nderkohe qe vetem 30 minuta me vone, ne fshatin Jeronisht te komunes Zavaline, eshte gjetur i vetevarur ne banesen e prinderve Jakov Kushta, 49 vjec, lindur ne kete fshat dhe banues ne Gjergjan te Elbasanit. Viktima eshte gjetur i vetevarur ne korridorin e baneses nga nena e tij, Kalie Kushta. Burimet zyrtare te Policise se Elbasanit bejne te ditur se po punojne per zbardhjen e rrethanave te ketyre ngjarjeve dhe kane ngritur veprat penale te shkaktimit te veteflijimeve.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›