Banda e Durrësit, zhvillohet seanca e radhës

Zhvillohet në Tiranë seanca e radhës e të akuzuarve të Bandës së Durrësit. Për herë të parë kreu i Bandës, Lul Berisha komunikoi me rivalin Indrit Dokle.
Në proces avokatët e të pandehurve të Bandës së Durrësit thane se po u shkelen të drejtat.
"Nuk është e drejtë të kontrollohemi nga persona me maska në gjykatë", mësohet të kenë deklaruar avokatët.
Gjykata e rrëzoi kërkesën e tyre si të paargumentuar.