E Shtunë, 31 Tetor 2026

NY Times: Dyshime rreth vdekjes së Trebickës

Gazeta "Ny Times" ka publikuar një artikull që lidhet me vdekjen dhe hetimet e deritanishme rreth ngjarjes së bujshme në Shqipëri. Në një shkrim të shkruar nga Nicholas Kulish, gazeta prestigjoze konstaton fakte interesante rreth hetimeve, e cilëson vdekjen e Trebickës, dëshmitarit kyç të aferave të armëve dhe Gërdecit si të papritur. Dyshime dhe njerëz që kanë pak besim në autoritetet e tyre, nënvizon gazeta.

“Çështja për vdekjen e Kosta Trebickës, dëshmitar kyç në një çështje shumë të rëndësishme është e rrethuar me spekulime. Ai zbuloi prova të rëndësishme në eksportimin e municioneve në drejtim të Afganistatin. Akuzat e tij për trafikun e armëve u pasuan me arrestime në Shqipëri, kur në 15 mars nga shpërthimi në Gërdec humbën jetën 26 personave, mes të cilëve edhe fëmijë. Trebicka, 48-vjeç u gjet i vdekur muajin e shkuar në një rrugë rurale pranë makinës së tij. Hetimet për vdekjen e tij janë gjithçka, përveçse rutinë”- thuhet në artikull.

Më tej citohet se një hetues amerikan u thërrit nga Prokuroria për ekspertizën e vdekjes së tij, Kevin J. Teter është ekspert në Policinë e Shtetit në Virginia. “Pas përfundimit të ekspertizës dhe dërgimit të raportit nga ana e tij, pati shumë debate dhe diskutime në Shqipëri. Media të ndryshme e kanë vënë në dyshim përfundimin e ekspertizës, sipas të cilës Trebicka kishte vdekur si pasojë e një aksidenti automobolistik. A ka vdekur Trebicka në një aksident, apo ka qenë dicka tjetër që e ka shkaktuar vdekjen e tij? Populli në këtë vend të vogël e të varfër evropian ka tashmë pak besim në autoritetet e tyre, që pas një diktature të egër u përballën me korrupsion të vazhdueshëm.

Eksplozioni i fuqishëm vrastar dhe pastaj vdekja e papritur e një dëshmitari të madh ka ngritur pikëpyetje për vende aleate të SHBA-së, që e kanë mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj për anëtarësimin në NATO.

Edhe Bashkimi Evropian ka punuar fort për të ndërtuar institucione dhe shoqëri të civilizuar në Shqipëri për t'i hapur rrugë integrimit të saj.

Marjana Papa, drejtore e Transparency International Albania, ka deklaruar se problemi i korrupsionit sistematik në vend vazhdon të mbetet i pranishëm, pavarësisht hapave pozitivë që janë vërejtur në këtë drejtim.

"Vlerësimi i Komisionit Evropian ka qenë i qartë, që jënë bërë progrese, por shumë, shumë më tepër progrese janë të nevojshme të bëhen”- ka thënë Helmuth Lohan, lider i KE, në delegacionin për Shqipërinë. 

Por vdekja e Trebickës, sipas gazetes ka dëmtuar shumë besimin në atë sistem të brishtë gjyqsor. “Njerëzit janë nervozë për këtë shkak dhe kanë frikë të dëshmojnë. Nuk e di se cfarë ka ndodhur me saktësi por ka shenja se njerëzit po hezitojnë të dëshmojnë sepse hetuesit shqiptare dhe gjykatat janë të dobëta", thotë një anëtar i komunitetit ligjor shqiptar, i cituar nga gazeta.

Një burim pranë prokurorisë së përgjithshme ka deklaruar se zoti Trebicka nuk kishte shkuar kurrë në zyrat e këtij institucioni për të bërë me dije ndonjë problem të cfarëdoshëm të sigurisë së jetës së tij lidhur me ngjarjen në fjalë.

Tre persona janë në arrest për hetimet lidhur me trafikun e municioneve dhe shpërthimin që ndodhi. Ish ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu u zhvesh nga imuniteti, por nuk është ende i akuzuar për ndonjë krim, gjithmonë për këtë cështje. 

“Si mund të lihej një dëshmitar kaq shumë i rëndësishëm, pa mbrojtje?”- ka thënë Eduard Shalësi, nënkryetar i bashksië së Tiranës dhe një anëtar i opozitës socialiste.

Ai e njihte Trebickën dhe e ka parë dy ditë para vdekjes. “Kemi një detyrim të madh për atë që pati kurajën të deklaronte dhe dëshmonte”- thotë më tej. Ai i kishte thënë miqve që kishte frikë për sigurinë e tij, pas dëshmisë që implikoi njerëz me pushtet.

Trebicka furnizoi edhe gazetën NYT dhe hetuesit Amerikanë me fakte për kompanine amerikane AEY, që kishte blerë municione të vjetra kineze dhe me pas i kishte ripaketuar në kuti për të mbuluar origjinën e tyre per t’au shitur ushtrisë dhe policisë Afgane. Prokurorët federale në Majemi, kanë akuzuar drejtuesit e AEY për shitje ilegale municionesh kineze ushtrisë amerikane për t'u derguar më pas në Afganistan. Kompania punësoi z. Trebicka, një biznesmen vendas për të bërë ripaketimin. Ai u shpreh se kishte dyshuar se paratë e nxjerra nga shitja e municioneve do të shkonin për zyrtarët Shqiptare, duke përfshire edhe z. Mediu dhe drejtonin e agjencisë për eksportin e armëve shqiptare, Ylli Pinari.Gazeta citon më tej telefonatën e regjistruar nga Trebicka, në të cilën përmendjej emri i kerut të qeverisë, Sali Berisha dhe djalit të tij. “Trebicka ishte shprehur se pasi kishte bere te ditura shqetesimet e tij te Ministri i Mbrojtjes, ai kishte humbur kontraten. Ai regjistroi nje telefonate me presidentin e AEY, Efraim Diveroli, ne te cilen ky i fundit shprehej se korrupsioni arrinte deri te kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij. Mediat lokale raportuan se ish-truproja e Z. Berisha, tashmë në Ministrine e Brendshme, kishte luajtur nje rol kryesor ne hetime”, citon mes të tjerash NYT.Telefonatat dhe e-mailet dërguar zëdhënësit të kryeministrit nuk morën përgjigje. Një zyrtar në Ministrinë e Brendshme i referoi të gjithë hetimet te prokuroret lokale, të cilet refuzuan të komentonin.Shkrimi mbyllet me një deklaratë të Elsa Ballaurit, e cila duke sjelle ne kujtese kohen e diktatures thote: Njerezit nuk e besonin qeverine gjate kohes se Enver Hoxhes. Eshte normale te mos besojme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›