Gërdeci, KE marrëveshje me qeverinë për rindërtimin e zonës
Autori i Lajmit: red.
Në prag të përvjetorit të tragjedisë së Gërdecit, Komisioni Evropian jep 3.1 milionë euro për rigjallërimin dhe rikthimin në normalitet të fshatit viktimë e tragjedisë së 15 marsit të shkuar. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, dhe ambasadori i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmut Lohan, nënshkruan dy marrëveshje financiare. Bregu dhe Lohan nënshkruan grantin e dytë që i alokohet vendit tonë në kuadër të Instrumentit të Paraanëtarësimit në BE (IPA), i cili arrin shumën 60.917 milionë euro, ose 10 milionë euro më tepër krahasuar me grantin e fituar në vitin 2007 si dhe marrëveshjen për rigjallërimin e infrastrukturës së zonës së Gërdecit. Komisioni Evropian akordoi një fond prej 3.12 milionë euro, të cilat do të përdoren në kuadër të projektit "Për rigjallërimin e infrastrukturës së Gërdecit". Duke informuar për këtë marrëveshje, Lohan tha se “projekti synon rikthimin e normalitetit në fshatin e Gërdecit, i cili u shkatërrua vitin e kaluar nga shpërthimi në njësinë e çmontimit të armëve. Fushat kryesore të ndërhyrjes do të jenë infrastruktura, arsimi, furnizimi me ujë dhe mjedisi. Për sa i përket infrastrukturës do të rindërtohen plotësisht rruga kryesore dhe rrugët e brendshme të fshatit Marqinet 1 dhe lagjes “Llanaj”. Gjithashtu, do të ndërtohet një shkollë e re e cila do të përfshijë një fushë sporti dhe një palestër”, - tha ambasadori i KE-së. Gjithashtu, sipas tij, “do të përmirësohet ndjeshëm furnizimi me ujë i fshatit, si dhe do të rindërtohen sistemet e kanalizimeve të ujërave të zeza në këtë zonë. Aktivitetet e këtij projekti janë hartuar në mënyrë të tillë që të jenë të ndjeshme ndaj mjedisit, ndaj dhe kontrolli i ndotjes dhe monitorimi i mjedisit në zonat e prekura nga shpërthimi do të jenë pjesë e rëndësishme e projektit”, - përfundoi Lohan. Ndërsa ministrja e Integrimit tha: “19 milionë euro nga ky fond do të përdoren për reformën aktuale të administratës publike. Do t u jepet asistencë për menaxhimin e procesit të zbatimit të MSA-së. 22 milionë euro nga buxheti total i dedikohet vazhdimit të mbështetjes për reformat strukturore në vend. IPA 2008 kontribuon edhe për harmonizimin e procedurave doganore me standardet e BE-së, si dhe do të mbështesë sistemin gjyqësor nëpërmjet ndërtimit të një qendre paraburgimi në Shkodër. IPA 2008 do të mbështesë edhe masat antikorrupsion dhe forcimin e menaxhimit financiar publik, veçanërisht të sistemit të Thesarit dhe prokurimit publik. 24 milionë euro do të përdoren për respektimin e kërkesave të MSA-së në lidhje me të drejtën e autorit, metrologjinë, konkurrencën, ndihmën mjekësore dhe aviacionin civil”, - përfundoi Bregu.
Ky lajm është publikuar: 10/03/2009